Arrestohet në Tiranë një i dyshuar i ISIS. Shërbimet sekrete e identifikuan
Kishin muaj sherbimet sekrete rajonale dhe ato perendimore që kërkonin të kapnin një pjestar të ISIS në Tiranë. Ishte shpallur prej një viti në kërkim ndërkombëtar pasi dyshohet se ka qenë pjesë e formacioneve të ISIS por fshihej në Tiranë. Bëhet fjalë për Imërli Ahmetin 46 vjeç banues në Gostivar, i cili është arrestuar mbrëmjen e djshme nga forcat e antiterrorit në kryeqytet. Arrestimi i tij u bë pas një urdhëri arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Prokuroria Maqedonase.
Mësohet se Ahmeti i ka shpëtuar arrestimit një vit më parë në vendin e tij dhe që prej asaj kohe dyshohej se fshihej në Tiranë.
Identifikimi dhe arrestimi i 46-vjeçarit mësohet se është bërë në bazë të informacioneve të marra nga shërbimet sekrete të dy vendeve.
46-vjecari akuzohet në vendin e tij për veprën penale “Pjesmarrje në ushtri, polici, formacione paramilitare të huaja”, parashikuar nga neni 322 i Kodit Penal Maqedonas shkruan oranews.
Materialet ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjygjesor Tirane për kryerjen e procedurave ligjore për ekstradimin e tij.
Sherbimet italiane dyshojnë se në Tiranë dhe zonat përreth strehohen edhe pjestarë të tjerë ISIS ose të lidhura me të. Ndaj policia kriminale shqiptare dhe sherbimet sekrete kanë vendosur nën survejim dhe përgjime disa emra të dyshuar. Ata janë nën vëzhgim 24 orë.
Po kështu kanë infiltruar agjentë në disa xhami të vendit si besimtar por që raportojnë për çdo veprim të personave të dyshuar apo hoxhallarëve që janë në hetim për lidhje me ISIS apo sherbime të huaja islamike.