Arrestohet pronari i kompanisë ku u kapën 613 kg kokainë

Policia e Shtetit ka realizuar sot një tjetër goditje të suksesshme për zbardhjen e pronësisë së 613 kilogramëve kokainë që u kapën disa javë më parë në Durrës.

Strukturat e Ministrisë së Brendshme, në bashkëpunim me policinë Gjermane kanë arrestuar sot Arbër Çekaj.

Arbër Çekaj është pronari i firmës së importit të frutave “Arbi Garden”, ku u sekuestruan 613 kg kokainë.

Në muajin shkurt, në Maminas u kapë sasia më e madhe e kokainës që është sekuestruar në territorin shqiptar, 613 kilogramë. Operacioni u krye nga Policia e Shtetit duke treguar si rrallë herë profesionalizëm në mos nxjerrjen e informacionit. Në pranga, gjatë aksionit u arrestuan shoferi i kamionit që transportonte kokainën dhe një administrator i firmës. Por Arbër Çekaj, pronari i kompanisë që kishte porositur bananet kishte ikur nga Shqipëria, në momentin e operacionit.

Arrestimi i tij ditën e sotme, me kërkesë të Policisë Shqiptare dhe Ministrisë së Brendshme  pritet të zbulojë edhe emrat e tjerë që fshihen pas sasisë së madhe të kokainës.

Nga ana tjetër, ky operacion padyshim që është një tjetër sukses i viteve të fundit të policisë. Arrestimi i tij në Gjermani me ndihmën e Ministrisë së Brendshme tregon vendosmërinë e kreut të Ministrisë për të mos hezituar në asnjë rast në zbatimin e ligjit dhe goditjen e krimit.

Ministri Xhafaj paralajmëroi operacionin në Gjermani

Që operacioni i sotëm është kryer me kontributin e palës shqiptare dhe personalit Ministrit Xhafaj, u kuptua dhe nga mesazhet që ministri dha në Lezhë. Në ”Forumin për Sigurinë Publike”, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, paralajmëroi finalizimin në pasditen e të premtes së dy operacioneve të suksesshme me Spanjën dhe Gjermaninë për ngjarje të rënda kriminale.

“Jo më larg se sot, pasdite, policia e shtetit ka dy operacione të suksesshme me Spanjën dhe Gjermaninë që kanë të bëjnë me ngjarje të rënda kriminale dhe ne kemi nisur njëkohësisht me partnerët tanë çështjet penale”, tha Xhafaj.  Vetëm pak orë pas deklaratës së Xhafajt, pala gjermane njoftoi se falë informacioneve të Ministrisë Shqiptare kishte zbuluar të shumëkërkuarin për trafikun e 613 kilogramëve kokainë.

Detajet/Si u arrestua në Gjermani Arbër Çekaj

Arbër Çekaj, pronari i ngarkesës me banane ku u zbulua 613 kg kokainë, eshte arrestuar sot në Gjermani. Administratori i kompanisë “Arbri Garden”, u arrestua në një provincë të Dyseldorfit, me identetit të ndryshuar, nga Arbër Çekaj në Arbër Jansen duke marrë mbiemrin e bashkëshortes së tij me origjinë daneze.

Sipas informacioneve të Policisë së Shtetit, 43-vjeçari nuk bërë rezistencë në momentin e arrestimit, i cili ishte fshehur në një banesë dykatëshe. Burime nga grupi hetimor, se dy javë më parë parë kishin shkuar në Berlin të Gjermanisë, oficerë të Krimeve të Rënda, të cilët bashkë me homologët e tyre, bënë të mundur lokalizimin e më pas prangosjen e Arbër Çekaj.

43-vjeçari i bashkohet edhe dy të arrestuarve të tjerë për kokainën e bllokuar në Maminas në fund të Shkurtit, Donald Lushaj si dhe shoferi i firmës që transportoi ngarkesën, Armando Pezaku.

 

SHKARKO APP