Arrihet marrëveshja PS-PD. Balla: Ramë dakord për pikat kryesore
Eshtë arritur marrëveshja për të gjitha aktet nënligjore të dekriminalizimit dhe pritet të kalojnë në seancë. Pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve dhe të Rregullores, ku janë diskutuar aktet nënligjore të ligjit të dekriminalizimit, deputeti i PS, Taulant Balla ka konfirmuar se është arritur konsensusi për të gjitha çështjet.
Mbledhja e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve e të Imuniteteve e cila ishte parashikuar të niste në orën 14:00 filloi në 15 30, pasi u arrit dakordësi mes përfaqësuesve të PS dhe PD-së.
Ora 15: 19 Negociatorët Taulant Balla dhe Oerd Bylykbashi kanë rënë dakord për shumicën e pikave informon gazetari i Ora News.
Mësohet se dakordësia është rënë për një sërë pikash të formularit të vetëdeklarimit ndërkohë që po diskutohet sa I takon rastit kur individi ka përdorur më shumë se një identitet. PD kërkon që këto identitete të vetedeklarohen dhe më pas të bëhen verifikimet nga institucionet përgjegjëse
Arritja e marrëveshjes u kushtëzua nga PD me mosfillimin e Kuvendit duke bërë që dhe ky i fundit të ndërpresë punimet deri në një moment të dytë. Kuvendi ishte thirrur të mblidhet në orën 15:00 por nuk ka filluar. Ndërkohë sot pritet që dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së të mbajë fjalën në Kuvend.
Në një deklaratë për median rreth orës 13: 00 Kreu i grupit parlamentar i PD, Edi Paloka tha se formulari i vetëdeklarimit eshte i gatshëm nga FBI. Ngërçi i tyre është tek ky formular. PS ka dorëzuar një tjetër.
Paloka tha se vendimin për qëndrimin në Parlament do ta marrë grupi, por sipas tij ky Parlament është jashtë realitetit dhe pa një marrëveshje nuk ka funksionim të rregullt të parlamentit.
Paloka: Nuk do ishin farë të nevojshme negociatat pasi formulari që bëhet fjalë ka ardhur gati nga FBI.
PS nuk pranoi dje nuk pranoi të adoptonte këtë formular dhe aktet nënëligjore por tentuan të fusnin në formular pika që kërkonin shpëtimin e të inkriminuarve.
Jemi ende në negociata. Në momentin e parë për mbylljen e negociatave do të kthehemi në Parlament. Aktet nënëligjore ishin një detyrim i këtij parlamenti.
ne kemi edhe 3 kërkesa, detyrime që lidhen me detyrime kushtetuese që ka ky parlament.
E para lidhet me atë që një deptet i akuzuar për plagosje u shfaq në parlament. Mazhoranca të miratojë një amendament që të ndalojë ata zyrtarë që kapen në flagrancë që të pezullohen nga detyrat zyrtare.
Ligjet bëhen dhe ndryshohen në bazë të kushteve të situatave që krijohen. Askush nk e prisjhte që një deputet i akuzuar për plagosje të shfaqej në karriget e parlamentit.
E dyta lidhet me marrëveshjen e dhjetorit 2014, mazhoranca shkel kshtetutën dhe vendimet e gjykatës kushtetuese. Kokëdhima është përfitues me fondet pblike. Ky zotëri jo vetëm të dorëzojë paratë por edhe të dorëzojë mandatin. E njëjta gjë është edhe me Leskajn dhe Rakip Sulin.
Parlamenti nuk po funksionin dhe është jashtë realitetit. Ky parlament është në një situata aspak normale përderisa shkel vendimet e Gjykatës.