Arta Dade: Rama dhunues i PS, shkatërrues i demokracisë, themelues i Rilindjes
Ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade e ftuar në emisionin “A Show” ka komentuar edhe mosdekretimin e Gent Cakajt në krye të ministrisë së Jashtme. Dade teksa e komentoi Cakajn si të panjohur, nuk kurseu as batutat “përderisa është kaq i mirë pse nuk ia cojmë Kosovës”!
Me tej Arta Dade e pyetur nga Krasta për PS-në dhe kryeministrin tha se Rama mbetet dhunues i PS-së, themelues i Rilindjes që ka pushtuar socialistët, duke shkatërruar debatin dhe lirinë në PS. Më pas Dade shtoi se PS-ja ishte liberale kur drejtohej nga Fatos Nano, ndërsa nga Edi Rama është kthyer në kazermë ushtarake. Ajo shtoi se asnjeri nuk flet dot më në selinë rozë, pasi duke parë se në çfarë niveli mbetet demokracia në PS, ashtu dhe më keq funksionon qeveria dhe qeverisja, nën diktatin e Ramës.
Arta Dade foli edhe për Erion Veliaj, si një kandidat potencial për kryetar të PS-së, i cili është punëtor i madh për Tiranën. Edi Rama do të bënte gabim fatal nëse nuk do të kandidonte Erion Veliaj.
Loja e Ramës me marrjen vetë të postit të ministrit është djallëzi e madhe pasi synon t’ia lerë në dorë prapë kandidatit të tij Gent Cakaj. Ndërsa në lidhje me Teatrin Kombëtar ajo tha se nuk duhet prishur Godina e Teatrit.
(vijon)