Arta Marku apo Ferdinand Elezi do të votohet Kryeprokuror i Republikës, i përkohshëm?

Sot kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm, të Përkohshëm, konkuruan para komisionit parlamentar të ligjeve. Por pas paraqitjes se dokumentacionit së 7 kandaditurave informacionet nga selia rozë tregojnë, si nën zë, thonë se me shumë vota socialiste anon mes Arta Markut dhe Ferdinand Elezit. Megjithatë ka mundësi që kryeministri të përzgjedhë Prokuroren e Shkodrës Arta Marku, por cili emër do zgjidhet do ta vendosë vetëm Edi Rama.

Opozita e quan jo kushtetuese zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm, por PS-ja duket se ka ndërmend ta votojë javën tjetër. Burime diplomatike flasin për “Koha jone’ se ditën e votimit te emrit për Kryeprokuror do të jenë sallën e Kuvendit ambasadori amerikan Lu dhe ambasadorja e BE, çka i jep legjimitet ndërkombëtar emrit të ri në krye të prokurorisë. Nuk dihet se si do të reagojnë PD-LSI-PDIU në sallën e Kuvendit.

Kandidatët për Kryeprokuror të Përkohshëm:

Ferdinand Elezi  (Prokuror në Durrës)

Arta Marku (Prokurore në Shkodër)

Besnik Muçi (Prokuror te Krimet e Rënda)

Arqile Koça (Prokuror te Prokuroria e Përgjithshme)

Granit Shahu (Prokuroria e Tiranës)

Ermira Tafani (Prokurore në Elbasan)

Artur Selmani (Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme)

Në foto: Prokurorët Ferdinand Elezi dhe Arta Marku

SHKARKO APP