Artan Hoxha: Bastiset nga prokuroria dhe policia vila e Ervis Martinajt, pak metra larg shtëpisë së Kryeministrit në Surrel
Nga Artan Hoxha-
Më në fund prokuroria, e ndau mendjen për të bastisur vilen e Vis Martinajt, që ndodhet vetëm disa metra larg banesës së kryeministrit Edi Rama në Surrel.
Prej më shumë se dy orësh, një numër i madh i forcave speciale kanë rrethuar vilen e Martinajt në periferi të kryeqytetit, ndërsa policia gjyqesore po kontrollon në mënyrë të imtesishme çdo ambjent të saj.
Vila e Martinajt është e mbikqyrur nga një sistem kamerash sigurie me rezolucion të lartë, ndërkohë ka dhe një roje, i cili kujdeset për sigurinë e saj.
Prokuroria dhe policia nuk kanë dhënë ende detaje në lidhje me urdherin e bastisjes së viles dhe motivacionit te tij.
Burime nga drejtuesit e aksionit ne Surrel, konfirmuan se veprimet po kryhen në kuader te hetimit te SPAK, në lidhje me operacionin “Plumbi i artë”, i nisur pas deshmive të bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani.
Nuk dihet pse prokuroria është kujtuar kaq vonë për të ushtruar kontroll, në një nga ambjentet ku Martinaj, ka jetuar gjatë vitëve të fundit.
Pas kontrollit të ushtruar 10 ditë më parë në rezidencen e familjes Martinaj në Fushe Kuqe, ky është kontrolli i dytë që ushtrohet 5 muaj nga mbremja e 9 gushtit 2022, kur Ervis Martinaj u zhduk pa lenë gjurmë në një zonë në periferi të Durrësit.