Artan Hoxha: SPAK po të hetojë çdo resort turistik do gjejë krimin e organizuar!
Gazetari Artan Hoxha në studion e Çim Pekës tha ndër të tjera se krimi i organizuar ka futur duart në çdo qelizë dhe në çdo investim privat.
“SPAK po të hetojë çdo resort turistik do gjejë krimin e organizuar!”- theksoi Artan Hoxha.
Ai e deklaroi me përgjegjsi se nëse SPAK kërkon të shikojë se kush pas resortëve turistike dhe do të gjejë paratë cash të krimit të organizuar, grupet e kokainës.
Këta grupe krimi marrin leje dhe hedhin paratë nga Jugu në veri në resortet, ku janë përfshirë biznesmenë, politikanë, mediatikë dhe “investitorë” të huaj.
Mjafton, shtoi me tej gazetari Hoxha, që BKH dhe SPAK të hetojnë se kush ka ndërtuar dhe ngre kullat e larta.
KOHA JONË SONDAZH

