Artan Hoxha te “Të Paekspozuarit”: U harrua droga në banane, sepse u shtua vetëm buxheti i reklamave të Banaking!

Artan Hoxha i është rikthyer edhe njëherë sasisë së kokainës që humbi në Durrës në kontenierët e një kompanie bananesh.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha tha se kjo ngjarje u harrua, nuk u hetua dhe se e vetmja gjë që ndodhi pas ngjarjes, ishte shtimi i buxhetit të reklamave të kompanisë së bananeve në mediat shqiptare. Sipas tij, kjo është tregues se krimi ka arritur në pikën që për sasi të mëdha droge, nuk flet askush për shkak të parave që paguhen.

“Ky gjysmë viti ka qenë shumë intensiv, sa i përket krimit të organizuar. Ka hedhur hapa shumë të shpejtë. Viti nisi me dy ton kokainë që na humbi në Durrës. U shtua vetëm buxheti i reklamave. Jo vetëm u dyfishua, por në ndeshjen e kombëtares, për kampionatin botëror, një nga reklamat e reja që nuk e kisha parë në stadium, ishte Banaking.

Pse e quajta evolim të krimit të organizuar? Arritëm në pikë që dy ton nuk flet më askush. Ky është niveli i krimit të organizuar. Ti shikon në çdo ekran vetëm bombardim të spoteve publicitare.

Kemi trafikun e narkotikëve të fortë, si kokaina dhe heroina. Masivizimin e shtëpive të barit, që janë kapur 27 raste. Ky është niveli i dytë i krimit. Ky duket si punë elekriçistësh, më shumë se bujq duhen elektriçistë.

Natyra tjetër e krimit që ka rënë në sy, jemi në kohën e kultivimit të kanabisit dhe janë vrasjet që i quajme vrasje mafioze të nivelit të lartë.

E gjithë kjo tabllo, ka një domethënëie. Gjithë kjo situatë e kriminalitetit, sot vjen për shkak të rritjes së peshës specifike të krimit.

Të bësh gjithë këtë dhe të mos goditesh, do të thotë që ke arritur në nivel, që ke financim, ke korruptuar, ke lidhjet e duhura. Nuk del dot një organizatë nga hiçi, sepse e kapin për veshi e çojnë brenda.

Në Shqipëri ndodhin ngjarje aq shpesh, që harrohen edhe më shpejt se tre ditë”, deklaroi Hoxha./tpz.al/

SHKARKO APP