Artur Zheji: E sigurtë, zgjedhjet e parakohshme janë te dera

Nga Artur Zheji

E kisha parashikuar muaj më parë, por për arësye të tjera, në lidhje me ndonjë tërmet të fuqishëm në Maxhorancë. Por Ilir Meta dhe Edi Rama duket se e kanë frikë njëri tjetrin dhe kjo frikë, dhe jo dashuria i mban ende bashkë. Punë për ta!

Por ndërkohë, “Përplasja” u përgatit me kujdes dhe largpamësi, nga kryeministri dhe aleatët e tij.

Cështja e Vetingut, pra përzgjedhja morale dhe individuale e e të gjithë Trupës Gjykuese në Shqipëri, me rekomandimet e qeverisë dhe të ca ndërkombëtarëve të orientuar kah ashpërsia ndaj “mëkatarëve”, do ti ndante palët.

Mirëpo cështja nuk është dhe nuk do të ishte te “mëkatarët” që do të pastroheshin, si edhe na e kujtojnë vazhdimisht, kjo është vetëm njëra anë e medaljes, ose vetëm njëri segment i Procesit të Mirëmenduar.

Cështja është rreptësisht ndarëse, te “rioshët” që do të vijnë dhe të zenë vendin e liruar nga Vetingu. Të cilët, janë të gatshmëm, të skeduar dhe të listuar.

Fatmira Xhafa, ci do fjalët, është mjeshtër dhe e di mirë këtë punë!

Simbas përshkrimeve të karrakteristikave që janë bërë me shumë mjeshtëri dhe lezet, disa nga figurat kyce, që do të pushtojnë Kupolën e Sistemit të Drejtësisë, do të jenë nga “Zona Rozë” e influencës dhe personalisht ndër favoritët e kryeministrit.

Që do të thotë me pak fjalë, mbërthimi apo kapja prej ustai, e këtyre pikave kyce, të cilat më pas do të “zbatojnë”, rast për rast, emërimet pasonjëse të prokurorëve dhe gjygjtarëve, duke qepur biografi të mira për ca të rinj dhe ca biografi të tjera virtyti, për ca të vjetër në sistem dhe që shërbejnë me bindje e zell qeverisë.

Duke demostruar edhe teorinë, nga vetë elokuenti kryeministër, që, Drejtësia Shqiptare pra, ose Këneta e Qelbur, kishte edhe ca banorë të paqelbur!

Por edhe këta shumë të pasur janë, por janë pasanikë të ndershëm!

Tani i bie që Lul Basha dhe PD, të votojë nën presion kombëtar dhe ndërkombëtar, transferimin vullnetar të pushtetit gjygjësor, nga duart e mëkatit, apo pjesërish edhe nga të vetat dhe tja kalojë këtë kobure vrasëse, paqësisht dhe me votat e tyre, kundërshtarit të tyre ambicioz,Edi Ramës.

Ky do të ishte një absurd llogjik.

Është krejt e ngjashme me “dorëzimet” që bënin në kohën e Stalinit dhe të Hoxhës, të dënuarit politikë, që për të shpëtuar familjen, detyroheshin të pranonin fajin që nuk e kishin bërë dhe pastaj në pranga, shkonin drejt pushkatimit me bindjen e rreme, se të paktën kishin shpëtuar familjet e tyre. Por është pjesë e historisë, që edhe kjo nuk ndodhte, sepse familjet shkatërroheshin, dreqoseshin, internoheshin ose vriteshin edhe ata.

Atëhere?

PD bëri një sprovë të fundit.

I tha “Jo!” këtij lloj Vetingu. Ky edhe ishte parashtrimi më i fundit dhe i rraskapitur i Opozitës nën presion.

Jo këtij lloj Vetingu pra, që do të sjellë përzgjedhjen biografike të orientuar të gjygjtarëve të ardhshëm, që zë fill, fill mbas raundit të parë të Vetingut eleminues për Trupën aktuale të Drejtësisë calamane shqiptare. Shumë gjygjtarë janë vërtetë të urryer dhe milionerë e hajdutë, por kjo, nuk hap semaforin jeshil, për një kapje të të gjithë sistemit.

Rama, nuk humbi kohë dhe edhe ai “Jo!”. Që do të thotë simbas të gjitha gjasave që 21 korriku, do të jetë një flluckë sapuni.

Atëhere do të hyjë në fuqi skema “Majko”, e zgjedhjeve të parakohshme, me shpresën e fitores së një mandati të ri qeverisës, nën flamurin moral të antikorrupsionit.

Porse Rama ndoshta harron, se ata që votojnë, përjashto votën klienteliste, ua kanë pakësuar dhe jo shtuar votat e PS.
Sigurisht koncesionet qindra milionëshe në euro, dhe strukturat e mirëushqyera financiarisht të zonës gri të shoqërisë, janë gati!

Me shumë para, me shumë lidhje dhe me shumë nëndarje të zonave të influencës ku paraja e fushatës zgjedhore do të derdhet lumë. Dhe shqiptarët mjeranë të periferisë, kanë rrëfyer shpesh herë që kanë marrë 50 apo 100 eurot e hedhura si kockë në tavolinë, duke dorëzuar miliardat te padronët e tyre.

Zgjedhjet pra duken afër. Sondazhistët janë vënë në punë.

Paratë nuk mungojnë! (Marre nga 360 grade)

SHKARKO APP