Asambleja e PS, Rama: Vetingu në politikë të nisë nga unë, Luli, Berisha…

Edi Rama foli në Asamblenë e PS. Që në fillim kryeministri akuzoi kryetarët e PS-së në rrethe se janë kthyer në zyra punësimi dhe jo siç ua kërkon detyra partiake. Ai përjashtoi live deputetin e PS-së në Laç, Gjetan Gjetani  i cili siç tha kryeministri është kthyer në zyrë punësimi dhe që sulmon policinë e cila po bën detyrën. Ai, tha kryeministri, kërkon të emërojë shefin e komisatiatit, etj.

“Sot nuk ka ardhur dhe ka bërë shumë mirë. Ai nuk ka bërë asnjë punë dhe ka kërkuar vetëm ndere për të bërë emërime dhe kërkonte që të emëronte edhe shefa komisariatesh. Ky deputet nuk ka më vend tek ne’”- shtoi kryeministri Rama.

Në foto: Deputeti i PS, Gjet Gjetani që u përjashtua sot nga PS

“Të themi një të vërtetë me të cilën duhet të merremi duke filluar nga e hënë. Në territor partia është larg së qeni partia që duam në sfidat që do kemi më pas, shumica e drejtuesve tanë në territor e kanë braktisur detyrën dhe janë kthyer në ndërmjetës për punësime. Kjo është e patolerueshme ndaj betimit që ne kemi bërë për luftën për ta çuar tepsinë për skrap. Duhet të nisim menjëherë një proces thellimi për të qenë sa më pranë njerëzve, duke e prishur këtë paqe. Shqipëria nuk e ka luksin për të vazhduar të ketë brenda shtetit fole eksplozive për njerëz që nuk meritojnë të marrin rrogën nga taksapaguesit tanë”, tha Rama.

Edi Rama kritikon strukturat e PS-së, duke e riorganizuar krejt PS-në.

“Drejtuesit në rrethe janë kthyer në ndërmjetës për punësime”

Kryeministri Edi Rama lëshoi një deklaratë të fortë për drejtuesit e kësaj partie në rrethe, duke thënë që shumica e tyre ka braktisur detyrën dhe janë kthyer në ndërmjetës për punësime.

“Të themi një të vërtetë me të cilën duhet të merremi duke filluar nga e hënë. Në territor partia është larg së qeni partia që duam në sfidat që do kemi më pas, shumica e drejtuesve tanë në territor e kanë braktisur detyrën dhe janë kthyer në ndërmjetës për punësime. Kjo është e patolerueshme ndaj betimit që ne kemi bërë për luftën për ta çuar tepsinë për skrap. Duhet të nisim menjëherë një proces thellimi për të qenë sa më pranë njerëzve, duke e prishur këtë paqe. Shqipëria nuk e ka luksin për të vazhduar të ketë brenda shtetit fole eksplozive për njerëz që nuk meritojnë të marrin rrogën nga taksapaguesit tanë”, tha Rama.

Më tej, Rama u shpreh se është koha për ta riformuar të gjithë strukturën e Partisë Socialiste.

“Një fushatë anëtarësimesh është e domosdoshme. Ne na duhen njerëzit që kanë diçka për të thënë dhe për të dhënë. Më të mirët në çdo pjesë e territorit duhet të jenë pjesë e jona. Na duhet një hapje e madhe zemre dhe thellësisht e besueshme ndaj nesh. Nuk mund të pranojmë teatër. Duhet ristrukturuar rrënjësisht sekretariati i PS. Deputetëve u bëj një thirrje të fortë: Jeni atje për të gjithë dhe askush nuk u ka ngarkuar të bëni kuadrin. Ndërkohë që gjithkush kërkon prej nesh vetëm vëmendjen. PS ose do të bëhet me çdo kusht ose do të dështojë”, u shpreh kryeministri.

Rama, kryebashkiakëve: Nuk iu përgjigjeni qytetarëve, rrezikoni rikandimin

Nga Asambleja e Partisë Socialiste, Rama deklaroi se problemi kryesor i platformës është niveli i ulët i përgjigjeve që kryebashkiaket u japin qytetarëve.

Rama teksa kritikoi kryebashkiakët e PS për faktin se nuk përgjigjen, theksoi se ata të djathtë nuk shkruajnë fare. Po ashtu ai bëri të ditur se një ndër kriteret që do të përcaktojë faktin nëse këtë kryebashkiakë do të kandidojnë sërish është fakti sesa rezultativ do të jenë. Po ashtu ai bëri me dije se nga sot nis fushata për zgjedhjet lokale të 2019-ës.

“Ne do fillojmë fushatën sot. Listat e përfaqësuesve nuk mund ti bëjmë natën e fundit. T’i bëjmë sipas qejfit e mos mbajmë asnjë përgjegjësi se si sillen. Këshilltarët bashkiakë sot, duhet t’i japin mundësinë shumë të tjerëve. Duke nisur në këtë fushatë të llogaridhënies të kryetarëve të bashkive. Atë që bëri qeveria duhet ta bëjnë kryetarët e bashkive në cdo njëri për të dëgjuar e mbledhur dhe qeveria duhet të kuptojë nëse e ka më për betejë kreun e bashkisë apo të gjejë një tjetër. Problemi kryesor i platformës: kryetarët e bashkive të PS nuk përgjigjen. Niveli i përgjigjeve është shumë i ulët. Ata të PD nuk shkruajnë fare. Si ka mundësi, ndërsa çdo ministër e ka detyrë të merret me çdo ankesë dhe mban përgjegjësi individuale. Ndërsa te pushteti vendor, te bashkitë nuk ndodh. Kjo duhet të ndryshojë menjëherë. Do të jetë një nga kriteret që do i japim kreu të bashkisë që do të rikandidojë ose s’duhet të kandidojë”, tha Rama.

Vetingu në politikë, Rama: Të nisë nga unë i pari

Pas deklaratave të Lulzim Bashës se duhet të nisë menjëherë vettingu i politikës, kryeministri Edi rama është shprehur sërish ui gatshëm për ta realizuar.

“Nga unë i pari të nisë ky vetingu në politikë. Por Luli duhet të jetë i sigurtë se dhe ai vetingu tjetër që po bëhet, do vazhdojë”- deklaroi Rama.

Një fjalim i gjatë dhe plot kritika ishte fjalimi i kryesocialistit Edi Rama në Asamblenë Kombëtare të PS, nga ku do të ndizen edhe motorët për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Teksa vlerësoi sërish nismën e PD për platformën e saj për vetting ndaj politikanëve, Rama dha qëndrimin e tij të prerë se ishte gati që të ulej në një tryezë me liderin e opozitës Lulzim Basha dhe “ta nisim me libër shtëpie”.

“Dua të sjell në vëmendje që po bën po atë gabim që bëri. Normalisht atyre që janë mbi 18 vjet po të përsërisësh po atë gabim nuk është shenjë maturie. Në element pozitiv ishte dje. Vettingu i politikanëve. Ky ka qenë një problem kryesor me opozitën. Vettingu i gjyqtarëve e prokurorë. Procese gjyqësore janë mbyllur me raporte mjekësore se ska patur drejtësi. Vettingun e bën populli me votë dhe drejtësia. Unë them që cdo instrument i ri i mundëshëm që bën transparencë për mua të parin, gruan time, për tokat e gruas time, pallatin e gruas, tenderat e baxhanakut tim kunatin, fëmijëët e mi është një instrument që duhet të na vlejë. Cizmja e PD, që nxjerr nga qafa e këpucës. Mirëpo si bëhet kush e vë dorën në zjarr që baxhanaku im ska marrë 15 mln euro tendera? Mbase Taulanti. Atëherë si bëhet? Një instrument që i bën këto më mirë më shpejt, është i mirëseardhur. Unë, presidenti, kunati, gruaja e presidentit, vjehrri vjehrra ime, të gjithë, që të kuptojnë njerëzit që jemi të gjithë njësoj. Kryeministrat e mëparshëm, fëmijët e tyre. Patjetër. Ku udhëtojnë, cfarë bëjnë. Unë jam gati. Cështja është që kjo mos jetë e lidhur me reformën drejtësi, mos kthejnë mbrapsht reformën në drejtësi.
Për këtë vettigun që i ka lindur në zemër Lulit unë jam gati. Se besoj që një komision bipartisan të merrej me këtë punë. Kemi ngarkuar Taulantin me Spahon, Agacin dhe Cucin të komunikojë me Bylykbashin. Ketë e diskutojmë por vetingun tjetër do e cojmë deri në fund dhe fllanzat dhe gjithë zogjtë e tjerë do fluturojnë një herë e mirë nga ajo fole. Jam gati që që nesër të ulemi me Lulin. Ai fillimin e ka me unë nuk ulem po s’ka problem unë do ti lutem që ta bëjmë një herë e mirë këtë punë. Po ta bëjmë me libë shpie. Se si bënë me libër shpie politikën me libër shpie do i ndajmë të gjitha kush e ka librin me faqe që mungojnë të fusi librin në sqetull edhe të qepi gojën.

SHKARKO APP