Astrologia shpall fitues Ramën në zgjedhje. Në prill turbulenca politike!

Zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit kanë përfunduar! Tashmë dihet fituesi dhe kot shkojmë në zgjedhje. Nuk është vetëm Edi Rama i sigurtë se ai do t’i fitojë zgjedhjet e 18 qershorit. Kështu mendon edhe astrologia Meri Shehu. Ajo bëri këtë parashikim në emisionin “Wake Up” në Top Channel.

“Edi Rama do t’i fitojë zgjedhjet dhe këtë e them me bindje. Do ketë një periudhë të vështirë gjatë muajit Prill, periudhë që do të ndahen koalicionet, pasi ky është një muaj i vështirë për Gaforret dhe Dashët në përgjithësi. Sidoqoftë, finalizimi është i mire”.

Meri u pyet edhe për Lulzim Bashën, i cili është i shenjës së binjakëve.

 “Ky do të jetë një vit sprove për të lindurit e kësaj shenje. Nuk pritet të ndodhë diçka e madhe për Binjakët gjatë këtij viti”.

Për shkrimtarin e njohur Ismail Kadare, që i përket shenjës së Ujorit ajo tha se këtë vit mund të fitojë Nobelin, pasi yjet e favorizojnë së tepërmi. Lajme të mira astrologia parashikon edhe për Rita Orën.

Nuk dihet se ç’mendon astrologia për shenjën e Ilir Metës apo atë të Ben Blushit.

Astrologia Meri Shehu mendohet se do jetë si ministre e Kulturës dhe Parashikimeve në kabinetin e ri të pas 18 qershorit, sapo t’i fitojë zgjedhjet Edi Rama me ndihmën e astrologes.

 

SHKARKO APP