Atentat në hotelin e njohur në Budva të Malit të Zi, ku shkojnë edhe VIP-at shqiptarë

Një atentat ka tronditur pushuesit në një hotel të njohur në zonën e Przno pranë Budvës, Mal të Zi.

Marko Ljubisha, i njohur si “Kan” dhe i dyshuar si kreu i një bande kriminale, mbeti i plagosur pranë pishinës së hotelit, pasi një person hapi zjarr ndaj tij.

Sipas një dëshmitari, atentatori ka dështuar pasi në një moment ka rrëshkitur në pllakat e lagura të hotelit dhe nuk ka patur shënjestër të mirë, duke arritur ta plagosë Ljubishën në këmbë dhe te veshi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Një burrë iu afrua Ljubishës nga mbrapa, ishte 20 cm larg. Sapo u bë gati të qëllonte, rrëshkiti në pllakat e lagura pranë pishinës dhe plumbat e kapën ‘Kan’ në këmbë dhe shkarazi i prekën kokën. Doktori i tha menjëherë se nuk ishte serioze”, ka thënë dëshmitari.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas policisë, ‘Kan’ ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ky është atentati i katërt ndaj tij, ndërkohë që dyshohet për përfshirjen e klanit rival.

Në këtë hotel shkojnë shumë VIP-a shqiptarë. Në plazh ndodheshin shumë shqiptarë, por fatmirësisht nuk ka të plagosur nga pushuesit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?