Athina në flakë. Kjo është Opozitë që tmerron pushtetin!
Tensione deri në përleshje fizike në Athinë. Shoqërohet me përplasje protesta e qytetarëve grekë para parlamentit në Athinë.
Ata kundërshtojnë marrëveshjen e Prespës me Maqedoninë për çështjen e emrit.
Me flamuj në duar protestuesit kanë shkuar përpara parlamentit. Në protestë ka patur edhe persona të lënduar pasi ata kanë shkelur njëri-tjetrin. Për të shpërndarë protestuesit, policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe tymuese.
Tubimi zhvillohet përpara një votimi të parashikuar mbi marrëveshjen e emrit të Prespës në parlament javën e ardhshme, për të cilin qeveria pret të sigurojë të paktën 151 vota pro. Grupet e qytetarëve kanë intensifikuar një fushatë në mediat sociale për të tërhequr sa më shumë protestues në sheshin “Sintagma” për një protestë kundër “Marrëveshjes së Prespes” midis Greqisë dhe Maqedonisë.
Me thirrje kryesisht nga “komiteti i luftës për greqizimin e Maqedonisë”, qindra autobusë që vijnë nga gjithë vendi dhe në veçanti nga veriu i Greqisë, mbërritën sot në Athinë duke transportuar mijëra manifestues, sipas organizatorëve, për të marrë pjesë në këtë protestë.
Marrëveshja për emrin e ri të Maqedonisë e nënshkruar mes Athinës dhe Shkupit në qershorin e kaluar, synon t’i japë fund konfliktit rreth 30-vjeçar mes dy vendeve, duke e riemëruar shtetin maqedonas si “Republika e Maqedonisë së Veriut”.
Media radio “SKAI” shkruan se të paktën 600 mijë persona pritet të dalin në shesh deri në orët e vona të së dielës, përveç atyre që u përplasen sot në drekë me policinë.
Policia në Athinë u shpreh se në tubim janë përafërsisht 140,000 mijë qytetarë, por sipas mediave greke, organizatorët e saj kanë hedhur poshtë këto shifra duke theksuar se do të jenë disa herë më shumë.
Kjo është Opozitë e jo si në Shqipëri, ku mblidhen, flasin dhe ikin në shtëpi! Opozita në Shqipëri bërtet se “qeveria e krimit dhe e drogës”, “qeveri e oligarkëve”, “qeveri e varfërisë” dhe nuk i afrohet askurkund modelin të reagimit grek të protestës. Në Athinë nuk akuzojnë qeveri e drogës dhe dalin në përplasje. Në Tiranë siç thotë opozita, ka një grup mafioz e oligarkësh që drejton vendin, por Opozita vetëm jep konferenca shtypi ose nga facebook-u e “dërmon” qeverinë.