Atmosferë festive në kurorëzimin e Mbretit Charles në Londër, Princin Harry e spostojnë në protokoll

Mijëra e mijëra vetë janë grumbulluar në qendrën e Londrës të shtunën për të shoqëruar procesionin e kurorëzimit të Mbretit Charles III. Kundërshtarët e monarkisë protestojnë.

Në ceremoninë e kurorëzimit në Westminster Abey Mbreti Charles iu prezantua simbolikisht popullit dhe mori tradicionalisht biblën, një dhuratë simbol që përmban rregullat kryesore zë jetës. Mbreti Charles III konsiderohet besimtar.

Monarkët britanike kurorëzohen tradicionalisht me kurorën e artë. Kurora afër 2 kg.e rëndë u përdor për kurorëzimin e Mbretit Charles II u prodhua në vitin 1661 si kurorë zëvendësues për kurorën mesjetare, që u shkri gjatë Luftës Civile Angleze.

Që në orët e mëngjesit u grumbulluan dashamirët e monarkisë dhe qytetarë të tjerë në qendrën e kryeqytetit britanik, Londër. Kisha Westminster Abbey hapi dyert në mëngjes të shtunën për të pritur të ftuarit e parë. Të ftuarit më të rëndësishëm, mes tyre krerë shtetesh e qeverish dhe anëtarë të familjes mbretërore mblidhen pak para fillimit të ceremonisë. Kurorëzimi i mbretit Charles III filloi në orën 12:00. Në këtë ceremoni nuk do të marrë pjesë presidenti amerikan, Joe Biden. Ai përfaqësohet nga bashkëshortja e tij, First Lady, Jill Biden, ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë. Një takim i Bidenit me Mbretin Charles III pritet në korrik. Por në ceremoninë e kurorëzimit priten mjaft krerë shtetesh e qeverish.

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier ka uruar “thellësisht nga zemra” Mbretin Charles III dhe Mbretëreshën Camilla me rastin e kurorëzimit në Londër . Si mbret ju përfaqësoni unitetin në Britaninë e Madhe, ka shkruar Steinmeier duke theksuar se “jam i binudr, se përmes përvojës suaj ju do të ofroni orientim në kohë të pasigurisë dhe tranzicionit.”

SHKARKO APP