Autoblinda dhe tela me gjemba nga policia. Pritet përplasje fizike, dhjetra mijëra qytetarë

Dhjetra mijë protestues po afrohen para kryeministrisë. Të gjitha strukturat e policisë, deri tek Reparti RENEA, janë në gatishmëri për të ndërhyrë në raste të mundshme të përplasjeve. Ajo që është vënë re në radhët e policisë është fakti se ka një prani shumë të vogël të efektiveve femra, në krahasim me tubimet e mëparshme. Kjo flet se parashikojnë përplasje të dhunshme sot para kryeministrisë. Anash dhe pas kryeministrisë ka edhe efektivë të forcave RENEA, ndërkohë që autoblindë të forcave RENEA janë stacionuar pranë ish-hotel Dajtit, me prezencë edhe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Po kështu snajpera dhe forca me autoambulanca dhe zjarrfikëse si dhe mjete për hedhje gazi lotsjellës.

Punonjës të Gardës së Republikës janë shpërndarë nëpër katet e kryeministrisë. Ndërkohë në oborrin e Kryeministrisë janë vendosur edhe tela me gjemba.

Ndërkohë mijëra protestues po marshojnë drejt kryeministrisë për tu përballur. Realisht janë me disa dhjetra mijëra vetë.

https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/350595968874344/

Frikë nga protesta, Kryeministria rrethohet me tela me gjemba

SHKARKO APP