Avioni drejt Tiranës i tejmbushur, trazira nga shqiptarët në aeroportin gjerman. Ndërhyn policia

(Botuar nga radio shtetrore gjermane DW)-

Për shkak se një avion i shoqërisë së fluturimit Wizzair ishte i mbiprenotuar, pati trazira të premten në mbrëmje në Aeroportin e Friedrichshafenit në Gjermani. U desh ndërhyrja e policisë gjermane.

Në Aeroportin e Friedrichshafenit në Gjermani, të premten ka pasur trazira të mëdha gjatë procesit të imbarkimit të pasagjerëve të shoqërisë së fluturimit,  Wizzair. Në aeroport madje u desh ndërhyrja e policisë gjermane për të qetësuar pasagjerët e zemëruar. Për shkak të transferimeve të brendshme të prenotimit me Wizzair, 39 pasagjerë nuk mund të udhëtonin dot për shkak se avioni ishte i tejmbushur.

Kjo shkaktoi zemërim, britma, përplasje dhe shumë pasagjerë refuzuan të largoheshin nga salla e pritjes.

Sipas të dhënave të fundit të policisë për këtë avion kishte 209 prenotime, ndërkohë që në dispozicion ishin 186 vende.

Oficerët e policisë dhe doganës u desh të qetësonin masën e pasagjerëve të zemëruar. Një avion rezervë për pasagjerët e mbetur nuk pati.

Qytetarët, të cilët kishin kryer një udhëtim disa orë për të ardhur në këtë aeroport duhet të linin sërish aeroportin pa mundur të udhëtonin drejt Tiranës.

SHKARKO APP