Avokati i njohur Adriatik Lapaj: Ligji u njeh të drejtën qytetarëve të arrestojnë këdo që kryen një krim zgjedhor
Avokati Adriatik Lapaj, përmes një postimin në rrjetin social Facebook, ka sqaruar të gjithë qytetarët se ligjërisht secili ka të drejtë të arrestojë në flagrancë këdo që kryen një krim zgjedhor.
Lapaj sqaron se “ kushdo që konstaton një person që kryen një krim zgjedhor duke blerë votë sipas nenit 328 “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, duke shitur votë sipas nenit 328/b “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, duke penguar zgjedhësit të votojnë sipas nenit 330 “Pengimi i zgjedhësit”, duke marrë apo përdorur dokumentat e të tjerëve sipas nenit 331/a të Kodit Penal bazuar në nenin 251 pika 1 dhe 4 të Kodit të Procedurës Penale është i AUTORIZUAR të ARRESTOJË në flagrancë shkelësin e ligjit me detyrimin për ta dorëzuar menjëherë te oficeri i policisë gjyqësore”.
Më tej u bën thirrje shqiptarëve të mos e shesin votën.
Ky sqarim vjen pas ngjarjeve të fundit të ndodhur në Elbasan dhe Dibër për shkak të shit-blerjes së votës.
Postimi i plotë: