Avokati i njohur Gjokutaj: Lista e firmosur nga kryesia e PD për Endri Shabanin, a janë agjentët e Ramës?!
PD-ja ka bërë një autogol, sepse ka mohuar mbështetjen për dy emrat e saj publikë për Avokat i Popullit, por ka firmosur për një emër të cilin e synon PS-ja.
Në llogarinë e tij në “Facebook”, avokati i njohur Genc Gjokutaj ka bërë thirrje personave që shfaqen në listën e mëposhtëme të konfirmojnë nëse kanë firmosur vërtet për Shabanin, apo nëse bëhet fjalë për një manipulim.
“Personat që shohin emrin në këto lista janë të ftuar të konfirmojnë nëse kanë firmosur vërtetë apo kjo është një lojë! Jo për gjë por ikja e Edi Ramës do të marrë me vete jo vetëm PS por edhe agjentët e tij jashtë PS!
Ndjesë atyre që nuk kanë firmosur apo kanë firmosur pa mendje dhe gjenden aksidentalisht në këtë liste të mallkuar! Kjo thirrje bëhet nga unë Genci Gjokutaj personalisht dhe i pa autorizuar apo i shtyrë nga askush! Me përgjegjësi ligjore dhe morale”, shkruan Gjokutaj.
Shqetsimi i avokatit të njohur mbetet se si ka mundesi që krejt kryesia e PD-së të firmosë për një kandidat për Avokat i Popullit, që pëlqehet nga kryeministri Rama, kur vetë PD-ja ka kandidatura serioze.



KOHA JONË SONDAZH

