Babaramo:Rama harron historinë kur “Juventusi” ra në kategorinë e dytë nga shitja e ndeshjeve

Postimi i Ilir Babaramos:

Rama dhe Mogi

“Ky Juventusi s’durohet më! Të anulohet kampionati. Kush është mbrapa të djegë fanellat e iki nga fusha. Kjo skuadër e poshtër të heqë dorë nga avantazhi, të mos e  bëjë më vetë formacionin dhe të fillojë ndeshjet nga e para! Ndryshe s’ka më futboll, po vetëm e ka kush e ka rrugëve”, shkruan Rama me ironi për vendimin e deputetëve të opozitës për të djegur mandatet.
Në fakt kam 30 vjet që nuk shkoj në stadium, por për një gjë jam i sigurtë se çfarë i ka ndodhur Juventusit thuajse dhjetë vjet më parë. Kishte blerë, ndeshjet arbitrat. Në mos gabohem skandali quhej Calciopoli. Kishte plot përgjime që u bënë publike. Kampionati nuk u anullua. Juventusit i hoqën titullin dhe e zbritën në kategorinë e dytë.

SHKARKO APP