Balla padit Bashën, oficerin e policisë dhe gazetarin

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka depozituar në Prokurori kallëzimin penal për kreun e PD, Lulzim Basha pas denoncimit që kreu i PD bëri një ditë më parë. Balla ë akuzon Bashën për shpërdorim detyre dhe kallëzim të rremë lidhur me denoncimin e ish oficerit të Krujës Emiljano Nuhu.

Gjithashtu Balla ka  kallëzuar penalisht edhe ish-oficerin për deklarim të rremë si dhe gazetarin Basir Çollaku që realizoi intervistën.

“Në lidhje me të kallëzuarin prej meje , deputeti Lulzim Basha.  Në vijim, ka dalë në orët e pasdites së datës 26.09.2016 deputeti i kallëzuar prej meje Lulzim Basha, i cili pa kryer asnjë verifikim, me dashje direkte, ka përsëritur të njëjtat akuza duke cënuar kështu interesat e ligjshme të miat dhe të shtetit njëkohësisht, që në rastin konkret kanë të bëjnë me hetimin e plotë dhe transparent të një vepre penale, nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë”, thuhet në kallëzimin e Ballës.

Deklarata e plotë e Talant Ballës për mediat: 

“Sapo depozitova në Prokurori kerkesen per fillimin e ndjekjes penale per te gjithe personat e perfshire ne inskenimin e turpshem te orkestruar dhe te bere publik nga Lulzim Basha.

E garantoj opinionin publik se kjo ceshtje do te jete beteja qe duhet fituar ne emer te shqiptareve qe duan nje politike ku akuzat te ngrihen mbi prova dhe se provave per cilindo eshte vetem drejtesia qe duhet tu shkoje deri ne fund.

I bej thirrje Prokurores se Pergjithshme, Prokurorise se Tiranes, Policise se Shtetit te marrin te gjitha pergjegjesite qe ju takojne ne zbardhjen e ketij inskenimi te turpshem.

E garantoj Lulzim Bashen, gjobaxhiun e rendomte te sipermarresve, mos guxo te me vendosesh edhe mua gjobe me kusht mosperballjen. Je shume i dobet per mua Lulzim. Mire kryetar partie se nuk di ta besh, duke e degraduar PD ne nje organizate banale babalesh. Mos guxo te besh me as regjizorin apo skenaristin, sepse qenke per turp.

Neser ketij kallzimi do t’i bashkengjitet si i kallzuar edhe shpifesi profesionist, Edi Paloka. I cili nuk e ka problem te vije ne gjykate dhe te thote se ai thote cfare i thote partia, prandaj eshte i pafajshem, po sidoqofte pa kete shpifes qesharak ne banken e te akuzuarve, kjo komedi e zymte nuk e merr kuptimin e saj te plotë”.

FOTO/Kallëzimi i Taulant Ballës

42687657_269239730590189_7638361635265970176_n

Lajme të tjera për këtë argument:

Prokuroria nis verifikim për deklaratat e oficerit të policisë Nuhu

Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikim paraprak, menjëherë pas deklaratave që oficeri i policisë, Emiljano Nuhu bëri publike në media  ku pretendoi se çështja e djalit të deputetit  Rrahmar Rraja u mbyll pas kërcënimeve me armë.

Oficeri Nuhu deklaroi se një grup prej 10 personash, mes të cilëve edhe vëllai i deputetit Rraja, kryebashkiaku u Krujës, Artur Bushi si dhe kreu i grupit socialist Taulant Balla kanë ndërhyrë për mbylljen e kësaj çështje.

Organi i akuzës eshte vene ne lëvizje per te verifikuar pretendimet e ngritura prej oficerit. Prokuroria ka sekuestruar edhe regjistrat e 4 institucioneve ku pretendohet se Xhensila Maloku kallëzoi për përdhunim Rexhep Rrajan djalin e deputetit.

Pritet që prokuroria te kontrolloje regjistrat e  komisariateve numër 3 dhe 6 në Tiranë, si dhe atë të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Durrës.

Burime pranë Prokurorisë së Tiranës bënë me dije se nëse pretendimet e ngritura nga oficeri Emiljano Nuhu do të rezultojnë të vërteta, atëherë do të nisë një hetim ndaj personave përgjegjës.

SHKARKO APP