Pse ish-Presidenti Bamir Topi mbështet idenë e kryeparlamentarit Ilir Meta

Ish-Presidenti Topi deklaron si FRD se duhet patjetër votimit me lista të hapura të listave të kandidatëve për deputet në çdo qark, pasi kjo rrit demokracinë dhe i jep pushtet votës së popullit. Deklarata e FRD së Topit mbështet propozimin e Ilir Metës, i cili ka kërkuar i pari nga politika “listat e hapura”.

Ndërkohë PS dhe PD e kanë kundërshtuar Ilir Metën dhe LSI për të votuar me lista të hapura. Dalja e ish-presidentit të Republikes Topi proMetës për këtë propozim të LSI tregon se duhet ndryshuar Kodi Zgjedhor. Frika e Lulzim Bashës dhe Edi Ramës është se me lista të hapura në popull mundet që të dalin kandidatët me me shumë shuma vota se vetë kryetarët e partive. Fjala vjen Pandeli Majko mund të marrë me shumë vota se Edi Rama apo Jozefina Topalli me shumë se Lulzim Basha, çka nuk e pranojnë liderët në fjalë. Frika tjetër e PS dhe PD mbetet se populli mund të votojë për emra që nuk i do partia.

Listat e hapura janë një tregues se sa demokratike janë strukturat e një partie. Bamir Topi kërkon gjithashtu që për të larguar gjoja “hallin” e Ramës dhe Bashës se mund të jetë proces i cili ha shumë kohë faktike për numërimin e votave me lista të hapura, atëhere FRD propozon që numërimi të bëhet në qendrat e votimit , kurse Komisioni Zgjedhor zonal të jetë i përbërë jo me militantë partie. Pak para Bamir Topit ishte kreu i PAA Agron Duka i cili përkrahu propozimin e Ilir Metës për listat e hapura.

 Nëse duan realisht partitë që populli të zotërojë të drejtën kushtetuese për të zgjedhur përfaqësuesit e tij duhet patjetër votim me lista të hapura.

Listat e hapura janë lista ku në fletën e votimit, fjala në Lezhë, do të zgjidhen 7 deputetë atëhere çdo parti do të duhet të paraqesë dyfishin e numrit, pra 14 emra. Votuesit votojnë nga lista e emrave të hapur për kandidatët që duan dhe ai ose ajo që merr me shumë vota nga populli del i pari, pavarësisht se partia mund ta ketë radhitur si numrin e 14-të. Po kështu duhet të veprojë çdo parti. Në fund në raport me numrin total të votave si subjekt politik dalin edhe sa deputetë i takon sejcilës parti politike.

Kjo është demokraci, dhe cilat parti e pranojnë me lista të hapura tregojnë se janë me popullin.

mbeshtetja-1024x675

SHKARKO APP