Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim:Shqipëria taksa të larta
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ngre shqetësimin për barrën e lartë të taksave në Shqipëri krahasuar me vendet e tjera të rajonit .
Në një raport të posaçëm për ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Berzh thotë se Shqipëria dhe Serbia janë dy vendet e vetme të rajonit ku barra e taksave ndaj fitimit të biznesit ka arritur thuajse nivelin e vendeve të BE-së, rreth 40 për qind.
Sipas të dhënave të referuara nga Banka Botërore, në Shqipëri, barra e taksave ndaj fitimit të biznesit është afro 36.5%. Ekonomi të fuqishme të Evropës, si Franca apo Belgjika, e kanë nivelin e taksimit mbi 40 %.
Referuar renditjes së BERZH, Shqipëria ndodhet e rrethuar nga vende me taksa më të ultë, çka e bën atë më pak tërheqëse për investitorët e huaj . Një konkurrente e fortë është Maqedonia, një nga vendet më taksat më të ulëta në botë.
Për Shqipërinë e shqetësim nga BERZH shihet edhe niveli i lartë i kredive me probleme që i bën bankat të kreditojnë më pak ekonominë. Si shkak kryesor për mungesën e kërkesës për kredi nga ana e bizneseve Berzh sheh normën e lartë të interesit të ofruar nga bankat.
Burimin e rritjes ekonomike në të ardhmen për vendet e Ballkanit Perëndimor , Berzh e sheh tek zgjerimi tregtar mes vendeve të rajonit dhe vendeve të tjera të botës, shfrytezimi I resurseve energjetike dhe përmirësim i infrastrukturës.