Banorët e Astirit para shtëpisë së kryeministrit. Synohet ngritja e çadrave rreth vendbanimit
Banorët e Astirit të shoqëruar edhe nga deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu marshuan sonte drejt shtëpisë së kryeministrit Edi Rama në Surrel.
Qytetarët e “Astirit”, të cilët preken nga projekti i Unazës së Re, mbajnë me vete pishtarë para shtëpisë se shefit të qeverisë.
Ata kanë protestuar për 66 ditë radhazi, ndërsa kanë paralajmëruar se kauza e tyre do të përfundojë në kohën kur të anulohet projekti. Deputeti demokrat, Klevis Balliu që nga fillimi i protestës ka mbështetur çdo ditë banorët e kësaj zone, ndërsa prej aty ka hedhur akuza ndaj qeverisë dhe institucioneve ligj-zbatuese.
Ndërkohë mësohet se shumë forca policie kanë rrethuar shtëpinë e kryeministrit si dhe bllokuar udhën që të çon te vendbanimi i tij.
Pas këtij veprimi të kësaj mbremje vonë, banorët kanë vendosur që të hyjnë në bashkëpunim me studentët që nga nesër mbrëma të fillojnë ngritjen e çadrave përreth vendbanimit të kryeministrit.
https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/341361759787998/