Banorët kundërshtojnë thertoren, përplasen me policinë (VIDEO)

Banorët e Laknasit në Tiranë kanë protestuar sot kundër ndërtimit të një objekti masiv në pyllin që ndodhet afër fshatit të tyre. Sipas banorëve, rreth 12 mijë metra katror pyll do të shfarosen si pasojë e ndërtimit. Ky projekt, veç dëmtimit të zonave të gjelbra shqetëson banorët edhe për shkak të përmbytjeve që ndodhin në këtë zonë.

Protesta e banorëve është tentuar të shpërndahet nga policia. Forcat e policisë kanë përdorur dhunë ndaj qytetarëve. Si pasojë e si pasojë e tensioneve dhe përplasjes, tre prej protestuesve humbën ndjenjat. Ata hodhën akuza se ambulanca mbërriti me vonesë dhe ishin vetë banorët që dhanë ndihmën e parë.

Projekti që kundërshtohet nga banorët është një thertore e madhe e miratuat nga Bashkia e Kamzës. Pronarët e binzesit thotë se kanë marrë leje nga bashkia dhe projekti është miratuar, sipas gjithë procedurave.

“Ne jemi në vendin tonë, kemi mbrojtur pyllin për 50 vite. Ne po na mbytin, do na bëjnë stallë derrash. Ne shkuam te bashkia na dhanë një muaj afat. Këtu na vijnë këta këlyshë këtu dhe do përfundojmë edhe në spitale”, u shpreh një banore për mediat.

Sipas banorëve, kjo qeveri që ka dhënë lejen, ka miratuar një ligj që nuk mund të ndërtohet një thertore pranë zonave të banuara, aq më keq akoma, 20 metra larg shtëpive. “Në kushtet që vetëm zona Laknas, Bërxull, Valias ka 3 thertore të mëdha, përse u dashka një tjetër po në atë zonë, kur dimë se aktualet nuk punojnë me kapacitete të plota”,- tha një tjetër banorë.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe ish-kryeministri, Sali Berisha, i cili dënon atë që ai e quan terror policesk. “Narkopolicia keqtrajton banorët e Laknasit që protestojnë kundër ngritjes së një thertoreje të madhe e që shkatërron mjedisin e tyre! Dënoj me ashpërsinë më të madhe terrorin policesk ndaj banorëve të Laknasit, të cilët duan ti përzënë nga vatrat e tyre”, shkruan ish kryeministri Berisha.

Pylli që do shkatërrohet për ndërtuar thertore në Laknas

SHKARKO APP