Basha: Deputetët që votojnë ligjin për teatrin do trajtohen si terroristë
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një konferencë për mediat dhënë sot në mbrëmje i bëri thirrje mazhorancës të heq dorë nga votimi i ligjit të ri për Teatrin Kombëtar. Pas takimit me artistët që kundërshtojnë prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar, Lulzim Basha u shpreh se opozita nuk do të pranojë që një ligj korruptiv t’i imponohet gjithë shoqërisë shqiptare duke dëmtuar kulturën e vendit.
Kreu i PD-së paralajmëroi deputetët e mazhorancës për votën që do të hedhin në seancën e nesërme. Ai tha se çdo deputet i PS që do të ngrejë kartonin pro këtij ligji, nga opozita do të trajtohet si një terrorit shtetëror.
“Do t’i them çdo deputeti të Rilindjes se miratimi i një ligji që i hap rrugë shkatërrimit të teatrit është i prapranueshëm për PD. Është akt grusht shteti dhe vendos çdo deputet të Rilindjes në pozita të barabrata me terroristët. Secili prej karton-mbajtës i Rilindjes ka orët e fundit të reflektojë që nëse cdo kush që ngre kartonin për të mirtatuar një ligj antikushtetues do të trajtohet politikishrt nga opozita si terrorist shtetëror”,- deklaroi Lulzim Basha.
Në seancën e së enjtes mazhoranca ka futur në rend dite rivotimin e ligjit që Presidenti Ilir Meta nuk dekretoi duke e cilësuar si antikushtetues. Ligji i risjellë në Kuvend brenda dy ditësh ka edhe disa amendime që lejojnë hapjen e një gare të re për kompaninë që do të kryejë punimet për teatrin e ri. Opozita dhe artistët kundërshtojnë gjithë ligjin, pasi thelbi i tij është prishja e teatrit ekzistues dhe ndërtimi i një teatri të ri.
Deputetët e opozitës e kanë bojkotuar Kuvendin dhe nuk do të jenë nesër në seancë. Ndërkohë që mazhoranca ka marrë urdhër për votimin në bllok të ligjit.
Deklarata e Lulzim Bashës pas takimit me artistët
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/326418081236713/