Basha dhe Kryemadhi: 100 përqind e deputetëve të votohen me lista të hapura
Sot opozita reale i ka dhënë një goditje vdekjeprurëse lojës me listat e hapura të kryeministrit Rama, pasi ai ka hallin e heqjes së koalicionëve parazgjedhore. Pra nuk ka hallin e listave gjoja të hapura, ku prapë 1/3 e tyre do të jetë vendosur të parët në listat e PS-së dhe pjesa tjetër nga mesi dhe fundi, kur dihet se kurrë nuk fitohet krejt lista apo gjysma e saj.
Megjithatë sot Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, në emër të opozitës së bashkuar, e kanë sfiduar Edi Ramën dhe murrizat e parlamentit. Kanë kërkuar që të mos preket Kushtetuta, por nëse Rama, siç thotë se ka hallin e listave të hapura, atëhere ne si PD, LSI dhe krejt partitë opozitare kërkojmë të hapen listat me 100 përqind të emrave të votohen nga populli.
Vendimin opozitar e bëri publike Lulzim Basha për listat 100 % të hapura.
Por kanë një kusht që neni për Koalicionet në Kushtetutë të mos preket. Ndryshe vertetohet loja e Edi Ramës se nuk ka hallin e listave të hapura, por të heqë nga kushtetuta lejimin e koalicionëve parazgjedhore.
Nëse Edi Rama, pas këtij propozimi opozitar, guxon dhe prekë Kushtetutën me 30 korrik me Myslim Murrizin e Rudina Hajdarin që të prekin koalicionet, atëhere duhet ta mendojnë mirë se duhen të futen 30 metra thellë nëntokë që ti shpëtojnë zemërimit popullor.
Propozimi i Bashës dhe Kryemadhit që krejt emrat për deputetë të votohen nga populli, e ka shkatërruar Rilindjen në planet e zeza të tij për të prekur Kushtetutën për interesat e Surrelit. Me listat 100 % të hapura asnjë prej ministrave të Ramës nuk merr vota për të futur në parlament. Bile rrezikon dhe vetë Edi Rama, pasi do të votohen më shumë Ditmir Bushati, Fatmir Xhafa, Pandeli Majko, Gramoz Ruçi.etj