Basha i kundërpërgjigjet Ramës: Ti mafioz që ke blerë ambasadorë, media, drejtësinë …

Pas akuzave të kryeministrit Edi Rama drejtuar opozitës për sponsorizim artikujsh në mediat e huaja kundër qeverisë ka ardhur dhe reagimi i Lulzim Bashës.

Në një deklaratë të shkurtër në Twitter, kryetari i PD, Lulzim Basha i përgjigjet akuzave të Ramës me kërcënimin se shumë shpejt do të japë llogari për korrupsionin dhe krimin.

Ka blerë gjykatës, prokurorë, gazeta, TV e ambasadorë me para droge dhe korrupsioni e nuk i dalin hesapet Ramës. Drejtësinë e ka kapur por popullin nuk e kap dot. Kokat e krimit e korrupsionit do japin llogari para tij. Shumë shpejt“,- shkruan kreu i PD-së, Luzlim Basha.

Në kërcënimin e Bashës nuk përmendet dhënia e llogarisë para drejtësisë, por “para popullit”, duke nënkuptuar protesta dhe reagim mbarëpopullor.

Kryeministri Edi Rama reagoi sot për një artikull të publikuar nga gazeta amerikane “Washington Times”, ku vihej në dukje dështimi i reformës në drejtësi dhe keqpërdorimi i saj nga qeveria. Kryeministri Rama deklaron se artikulli është i paguar nga opozita.

Paguani paguani artikuj nëpër botë kundër Vetingut! Shani e mallkoni në sa gjuhë të mundeni Reformën në Drejtësi! Na akuzoni sa të doni për imoralitet nga dritarja e shtëpisë suaj publike! Ne do ta pastrojmë me rrënjë drejtësinë s’e s’kemi frikë nga drejtësia e vërtetë deri në fund“, deklaron Kryeministri Edi Rama.

SHKARKO APP