Basha i përgjigjet Ramës: Mjaft më me justifikime! Merr masa urgjente për jetën e shqiptarëve
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave të ashpra që kryeministri Edi Rama bëri ndaj tij në mbledhjen e qeverisë.
Kreu i PD-së deklaroi se kryeministri duhet të japë llogari përse ka shpërndarë maska të skaduara për mjeket që janë në vijën e parë të përballjes me koronavirusin.
“Në vend që të sulmojë opozitën Rama duhet të japë llogari pse ka shpërndarë 1.2 milionë maska të skaduara? Gënjeshtrat dhe sulmet kundër opozitës nuk i shërbejnë as sigurisë dhe as jetës së shqiptarëve! Janë mijëra burra, gra dhe fëmijë që duhen mbrojtur”,- shkruan në një reagim në Twitter kreu i Partisë Demokratike.
Basha tha se nuk ka më vend për justifikime, por qeveria të marrë masa menjëherë. “Boll me justifikime që fshehin dështimin, boll me gënjeshtra që fshehin paaftësinë, bëj detyrën dhe merr masa reale kundër epidemisë, për hir të gjithë shqiptarëve”,- deklaroi kreu i PD.
Lexoni edhe..
Basha sulmon qeverinë për masat e dobëta për të luftuar coronavirus
Shqipëria mbyll kufijtë me Italinë
Studimi për përhapjen e koronavirusit që na jep shpresë
Dezinfektohen të gjitha këndet e lojërave në Tiranë
Drejtoresha e ISHP: Koronavirusi mund të ndalet
Protokolli për Koronavirusin: Jo lëvizje pa ambulancë në spitale