Basha: Kokaina nuk vinte në Shqipëri pa mbrojtjen politike të Ramës
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar sot Edi Ramën si kryeministrin që hapi portet e vendit për drogën e karteleve kolumbiane. Në një konferencë për mediat nga selia e PD, Basha deklaroi se vendi është në kaos dhe kriminaliteti po njeh nivelet më të larta.
Kreu i PD-së u shpreh se 613 kilogramë kokainë që u kapën në Maminas të Durrësit nuk mund të vinin në Shqipëri pa një garanci politike. Ai tha se garancia e krimit është qeveria “Rama” e cila e ktheu vendin në një zonë krimi për gjithë rajonin dhe Europën.
“Nga hashashi krimi kaloi te kokaina. Kokaina nuk vinte në Shqipëri pa mbrojtjen politike të Ramës”,- u shpreh kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Sipas kreut të PD-së, i vetmi investim që është bërë këto vite në Shqipëri janë paratë e hashashit dhe të kokainës. Ai deklaroi se edhe ndërtimet që po kryhen në Tiranë, në pallate shumëkatëshe, janë pjesë e skemës së pastrimit të parave të drogës. Ndërkohë që nuk dha emra se kush janë biznesmenët që po kryejnë pastrimin e parave të drogës në vend dhe konkretisht në kryeqytet.
“Financohet nga paraja e zezë dhe droga. Në vend të investimeve të huaja kemi drogë të huaj. Rama do të krijojë idenë sikur ka hequr dorë nga krimi. E njëjta skemë që përdori për të na bindur që në Shqipëri s’ka drogë, siç donte të na bindte se ministri Tahiri ishte ministri më i mirë. Ata që e sollën krimin nuk mund ta luftojnë atë. Sa kohë që Rama do jetë në pushtet nuk do të ketë drejtësi. Tahiri do të jetë i paprekshëm, Vangjush Dako i pakapshëm, sa ai është në pushtet do kapen veç shoferë jo kokat e krimit”, u shpreh Lulzim Basha në një konferencë për gazetarët.” – u shpreh Basha
Kreu i PD-së akuzoi dhe qeverinë për situatën e krimit në vend. Vetëm gjatë ditës së djeshme në, Tiranë, Fier dhe Lushnje ndodhën 4 grabitje dhe një person humbi jetën në përballje me personat e armatosur.
Sipas Lulzim Bashës kjo situatë vjen për shkak të problemeve që ka sjellë kanabisit dhe bandat kriminale që lulëzuan vitet e fundit.
Kreu i PD-së, Basha akuzoi Edi Ramën për mbështetje politike ndaj trafikanteve. Ndërkohë ish-kryeministri Berisha, në një reagim ditën e sotme, e akuzon kryeministrin jo vetëm për mbështetje politike, por edhe përfshirje direke në pazaret e drogës dhe kokainën që u kap së fundi në Maminas të Durrësit.
VIDEO/DEKLARATA E KREUT TË PD, LULZIM BASHA
https://www.facebook.com/kohajone/videos/790075344515338/
LEXONI DHE:
Berisha akuzon Olsi Ramën dhe Edi Ramën për kokainën kolumbiane
Kokaina u kap nga DEA. Labratorët e drogës janë në Shqipëri
Si mund të nisej 180 milionë euro kokainë pa garancinë e një pushtetari?!