Lulzim Basha: Mos paguani taksat! Nuk na arrestojnë dot të gjithëve

Kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë në një deklaratë për media ku ka folur lidhur me taksimin e Rrugës së Kombit dhe aksionin e ri opozitar.

Kreu i PD-së u ka bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të mos paguajnë asnjë taksë të rritur nga qeveria “Rama”.

Ai deklaroi se mospagesa e taksave është formë reagimi qytetar dhe askush nuk duhet të ketë frikë.

“Mos paguani taksat e rritura, mos paguani TVSH, sepse këto taksa shpërdorohen nga Edi Rama dhe qeveria në pushtet. Mos paguani taksat, kjo është rruga për t’iu kundërvënë grabitjes së dyfishtë dhe padrejtësisë së dyfishtë. Nuk e arreston dot të gjithë popullin”,- tha kreu i PD-së në një komunikim me mediat nga selia e blu.

Kreu i PD-së tha se sot gjithë shqiptarët janë me banorët e Kuksit.

“Shqiptarët kanë deklaruar që janë dhe që ndjehen kuksjanë. Rama mbledh taksa dhe nuk i çon atje ku duhet por i çon për inceneratorët e Arben Ahmetajt.  Me paratë e SHqiptarëve nuk po i  shqërben më shqiptarëve. Së dyti është një reagim ndaj padrejtësisë”,- thotë Basha.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1838464239538082/

Lajme për protestën kundër taksave

Nesër ora 10 jepet vendimi për të arrestuarit në Kukës

‘Tubim i paligjshëm’ para policisë, paditen 15 protestues

Patozi: Këshillë Edi Ramës për të rregulluar frymëmarrjen

Berisha: Revolta qytetare do të përmbysë narkoshtetin

Taulant Balla: Basha i papërgjegjshëm

Taksat dhe tarifat i vendos shteti, jo privati 

Dita e parë e protestës. Çfarë ndodhi në Rrugën e Kombit 

SHKARKO APP