Basha: Nesër nuk ka parlament, nëse nuk miratohet dekriminalizimi
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka paralajmëruar bllokim të parlamentit ditën e nesërme. Në mbledhjen e grupit të PD, Basha ka deklaruar se nëse nuk votohet Dekriminalizimi, opozita do të bllokojë seancën.
“Sot me Grupin e PD-së kemi diskutuar gjatë dhe vendimi është bllokimi i seancës së nesërme parlamentare nga PD-ja nëse mazhoranca nuk reflekton, se nesër është afati i fundit i zbatimit të ligjit të dekriminalizimit. Nesër nuk do të ketë protestë me vezë, por do të ketë bllokim të punimeve të parlamentit”,- tha Basha.