Basha: Nesër Edi Rama para drejtësisë ose në azil politik si Gruevski

Kreu i Partisë Demokratike ka zhvilluar sot takime me qytetarët në Tiranë, një ditë para protestës së madha të opozitës, para Kryeministrisë. Në zonën e “21 Dhjetorit”, kreu i PD-së është pritur nga një grup të rinjsh që kanë deklaruar se do të jenë në tubimin e madh të opozitës kundër qeverisë “Rama”.

Kreu i PD-së, deklaroi se nesër nis një fazë e re për shqiptarët që duan një vend më të mirë dhe të rinjtë që nuk duan të largohen.

Kryedemokrati paralajmëroi se protesta do të ketë objektiva konkretë për të larguar qeverinë “Rama”. Ai paralajmëroi se Edi Ramën e pret ose përballja me drejtësinë për abuzimet që ka bërë, ose duhet të largohet nga Shqipëria për azil politik.

Qytetarët nuk duhet të fshihen, Edi Rama duhet të fshihet. Ia ka mbathur për në Vlorë por edhe Vlora do ta përzë. Nesër shqiptarët do ta vendosin përpara dy alternativave, përpara drejtësisë ose në azil politik t’i bashkohet Gruevskit“,- tha Basha.

Duket se jo rastësisht kreu i PD-së i është referuar rastit të ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski, i cili u detyruar të largohet nga Maqedonia pas protestave të opozitës dhe nisjes së një hetimi për abuzime gjatë kohës që ishte në pushtet.

Paralajmërimi i Lulzim Bashës shton forcon edhe më tepër parashikimet për një protestë të pazakontë që do të nis nesër para godinës së Kryeministrisë.

Ndërkohë Edi Rama ndodhet në Vlorë, ku gjithashtu ka njoftuar se do të zhvillojë takime me socialistët. Takimet e PS shihen si një antimiting dhe demonstrim force nga ana e qeverisë, gjë që mund të tensionojë dhe më shumë situatën e nxehtë politike në vend.

VIDEO/Lulzim Basha gjatë takimeve në Tiranë 

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1199423630234393/

Lexoni edhe…

SHKARKO APP