Basha nxjerr ofertën e Ramës: Ti kryeministër e unë (Edi Rama) si President

Lulzim Basha në konferencën e tij për median tha se sot Kryeministri ka shkelur Marrëveshjen dhe ka bllokuar integrimin e vendit.

Ndër të tjera Basha theksoi se Rama ka frikë nga humbja e sigurtë në zgjedhje, ndaj po synon heqjen e Koalicionëve nga Kushtetuta. Koalicioni opozitar ka fitore të sigurtë, prandaj kryeministri po shkel atë që ka firmosur në prani të ndërkombëtarëve.

Lulzim Basha publikoi edhe ofertën e Edi Ramës që i ka nisur Bashës. Kryedemokrati tregoi se oferta e Edi Ramës ka qenë: Lulzim Basha kryeministër dhe Edi Rama të bëhet President Republike.

Kjo ofertë e Edi Ramës për pazar është bërë në prill-maj të këtij viti, shtoi vetë kryedemokrati.

Pas kësaj që tha Basha për herë të parë publikisht, del e qartë se pse Edi Rama ka krijuar komisionin hetimor parlamentar ndaj Ilir Metës. Skema e tij djallëzore doli sot, pra gjithçka e intriguar kundër Metës.

Deklartata e Lulzim Bashës në konferencën për mediat për pazarin që i ka ofruar Edi Rama:

Basha: “Dua të përsëris diçka që e kam thënë në një emission. Për jë muaj e gjysëm, Edi Rama ka dërguar ndërmjetësit e tij, pothuaj çdo ditë me të njëjtin mesazh “Ti kryeministër, unë president, vetëm të heqim koalicionet.” Edi Ramës nuk i bëhet vonë për njerëzit. Për këtë, besoj, nuk ka nevojë të zgjatem, se është në fund, në ikje dhe bëmat e gjëmat e tij, i njeh çdokush. Edi Rama merakoset vetëm për pushtetin e tij. “heqim koalicionet dhe ti kryeministër, unë president”. Kështu e shikon Edi Rama politikën, si një pazar të ndyrë, si një lojë me porta të vogla për të vjedhur e zhvatur Shqipërinë, siç ka bërë këto 7 vite e gjysëm. Kryeministri në ikje nuk e prek dot Kushtetutën me 122 deputetë, nga të cilët gjysma nuk përfaqësojn askënd, përveçse paratë e Taulant Ballës dhe favoret me të cilat janë blerë dhe shitur. Çdo hap në këtë drejtim është fund i Marrëveshjes së 5 Qershorit, është dhunim flagrant i konsensusit të arritur për Shqipërinë dhe shqiptarët”.

SHKARKO APP