Lulzim Basha: Rama-Marku mbyllën dosjen e Tahirit dhe Shullazit

Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku urdhëroi sot nisjen e hetimeve për 10 kolegë të saj në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Hetimi nisi për shkak të refuzimit nga ana e prokurorëve për të marrë pjesë në heshtjen e shortit për përfaqësimin e dosjes së Emiljano Shullazit në Gjykatë. Po sot, prokurorët e parë që hartuan dosjen e Shullazit dhe Saimir Tahirit mësohet se janë transferuar nga Prokuroria e Tiranës në prokuroritë e rretheve.

Lëvizjet e Prokurorisë u argumentuan me mbi rezultatet e tyre në punë dhe në faktin se nuk pranuan të merrnin pjesë në shortin e çështjeve.

Por për kreun e opozitës, pas vendimit të kryeprokurores Arta Marku fshihen qëllime e kryeministrit Edi Rama që lidhen me mbylljen e dy dosjeve të bujshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një reagim në rrjetet sociale, Lulzim Basha shprehet se me këto lëvizje, Arta Marku po mbyll dosjen e Emiljano Shullazit, njëlloj siç po përgatit dhe mbylljen e dosjes së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. “Siç e kemi paralajmëruar. Sot Rama-Marku shkatërruan përfundimisht hetimin për Tahirin duke përgatitur mbylljen e dosjes ndaj tij. I njëjti skenar po zbatohet për të lehtësuar Shullazin. Drejtësia ka mbaruar. Krimi po triumfon”,- shkruan në reagimin e tij, Lulzim Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Emrat e prokurorëve ndaj të cilëve nisi hetimi disiplinor

Olsian Çela

Përparim Kulluri

Behar Dibra

Sonila Muhametaj

Arenc Çela

Edvin Kondili

Pranvera Pustina

Eugen Beçi

Blerim Tominaj

Besim Hajdarmataj

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?