Basha: Rama s’ka lidhje me BE, më shumë ngjan me autokratët e Lindjes

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas një intervistë të kryeministrit Edi Rama, për mediat franceze. Basha shprehet se me qëndrimet e tij, kryeministri nxit rrahjen e gazetarëve dhe dhunën e policisë ndaj qytetarëve.

I pyetur për dhunën ndaj gazetarit Bledi Kasmi dhe protestave që kërkojnë dorëheqjen e tij, Rama u shpreh se ato që ndodhin në Tiranë nuk meritojnë të zënë faqet e para të medieve të huaja.

Ky qëndrim i kryeministrit është cilësuar nga Lulzim Basha si një sjellje e rrezikshme e kreut të qeverisë së një vendi që kërkon të integrohet në Bashkimin Europian.

“Qëndrimi i Edi Ramës për dhunën e policisë ndaj gazetarit Bledi Kasmi si çështje e brendshme që nuk meriton vëmendjen e medias ndërkombëtare është i dënueshëm dhe i rrezikshëm. Me këtë qëndrim, Edi Rama vetë-demaskohet si kryepushtetari që nxit dhe mbron dhunën ndaj njerëzve të medias”,- shkruan Basha në komentin e tij në Facebook.

Basha thotë se për standardet e BE, qëndrimi i Edi Ramës është i papranueshëm. “Është e papranueshme jo vetëm për gazetarët dhe median e lirë shqiptare, jo vetëm për të drejtat e njeriut në Shqipëri, por edhe për aspiratën europiane të Shqipërisë të kemi një kryeministër të tillë që nuk ka lidhje me standardet minimale perëndimore por që ngjan si dy pika uji me autokratët injorantë dhe të dhunshëm të Lindjes. Edi Rama është sot pengesa kryesore e përparimit dhe integrimit europian të Shqipërisë”,- shprehet Lulzim Basha.

Deklarata e plotë e Lulzim Bashës:

Qëndrimi i Edi Ramës për dhunën e policisë ndaj gazetarit Bledi Kasmi si çështje e brendshme që nuk meriton vëmendjen e medias ndërkombëtare është i dënueshëm dhe i rrezikshëm.

Me këtë qëndrim, Edi Rama vetë-demaskohet si kryepushtetari që nxit dhe mbron dhunën ndaj njerëzve të medias.

Paprekshmëria e jetës dhe lirisë së individit dhe liria e shprehjes janë vlera universale dhe themeli i sistemit demokratik perëndimor dhe Bashkimit Europian.

Është e papranueshme jo vetëm për gazetarët dhe median e lirë shqiptare, jo vetëm për të drejtat e njeriut në Shqipëri, por edhe për aspiratën europiane të Shqipërisë të kemi një kryeministër të tillë që nuk ka lidhje me standartet minimale perëndimore por që ngjan si dy pika uji me autokratët injorantë dhe të dhunshëm të Lindjes.

Edi Rama është sot pengesa kryesore e përparimit dhe integrimit europian të Shqipërisë”,shkruan Basha.

Edi Rama: Nuk jap dorëheqje si kryeministër prej protestave

SHKARKO APP