Basha: Ramën do e rrëzojmë. Kryemadhi: Fjalën e ka populli
Krerët e koalcionit opozitar kanë reaguar pas dhënies së vendimit për arrest me burg për 11 protesutesit kundër vendosjes së taksës në Rrugën e Kombit.
Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi e cilësuan një skandal vendimin e gjyqtares së Kukësit. Basha bëri fajtor kryeministri Edi Rama dhe premtoi se me këtë vendim politik “Rama i ka orët të numëruara”. Ndërkohë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një deklaratë urgjente nga selia e partisë, deklaroi se pas këtij vendimi skandaloz të gjykatës fjalën e ka populli, pasi politika nuk ka më asnjë funksion.
Kreu i PD, Lulzim Basha doli në një deklaratë për mediat pas lënies në burg të 11 nga protestuesit për taksën në Rrugën e Kombit, duke thënë se ky është një regjim që burgos popullin dhe lë kriminelët të lirë.
“Shumë nga të ndaluarit u grabitën në mes të natës nga policia. Çfarë lidhje ka ku regjim që liron Orest Sotën dhe mban në burg, babain e tre fëmijëve të arrestuar në mes të natës sikur të ishte një terrorist. Ky është një shtet që shkel liritë dhe të drejtat e qytetarëve. Ky është një regjim që burgos popullin dhe lë kriminelët të lirë”, tha Basha.
Deklaratat e ashpra të opozitës vijnë edhe pas heshtjes së mazhorancës dhe provokimeve të kryeministrit Edi Rama gjatë ditës së sotme. Deputetët e opozitës u ndaluan në mënyrë brutale nga policia që të merrnin pjesë në seancë, si dhe pati përplasje fizike.
Ndërkohë vendimi për të dënuar me burg protestuesit ka tensionuar edhe më shumë qyetarët që mbështesin kauzën e tyre.
Kreu i PD njoftoi se që nga nesër do të nisin protestat. Në Shkodër u shpall mosbindja civile. Ndërkohë që biznesi i vogël dhe i mesëm nëser ka njoftuar një grevë të përgjithshme.
Seria e protestave ka nisur dhe në Ballsh dhe zona të tjera të vendit. Situata duket se po del nga kontrolli në çdo orë që kalon. Nga ana tjetër, kryeministri ka zgjedhur që të mos merret me problemet, por të veprojë duke udhëzuar policinë, prokurorinë dhe së fundi edhe gjykatat, siç thotë PD.
VIDEO/DEKLARATA E KREUT TE PD, LULZIM BASHA
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1839447119439794/
VIDEO/DEKLARATA E KRYETARES SE LSI, MONIKA KRYEMADHI
https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/1578845568894846/
LAJME TE TJERA PER PROTESTËN E SOTME
Gjykata jep vendimin për 23 të ndaluarit në Kukës. 11 mbeten në burg
Gjakoset deputeti i PD në përpjekje për të hyrë në Gjykatë
Ylli Manjani: Të vetmit që duhen gjykuar janë Policët dhe Prokurorët
Lulzim Basha: Kjo është fytyra e shtetit kriminal
Kryemadhi: Edi Rama, frikacaku i madh
LSI: Situatë terrori, ishin të armatosur
Qeveria shpjegon taksën e Rrugës së Kombit ditën e “luftës”
Petrit Vasili: Kryeministri, një kufomë politike
Berisha: Gangsterët me uniformë të Ramës gjakosin Spahon