Basha te Fevziu: Populli mund të përdorë dhunë ndaj kësaj qeverie
Lulzim Basha ka deklaruar te emisioni “Opinion” se kjo qeveri krimi dhe e korruptuar do të rrëzohet se shpejti, por nuk dha saktësisht se kur, këtë vit apo vitin tjetër në zgjedhjet lokale. Ai theksoi se dhuna nuk do të jetë nga ana e opozitës dhe as nuk do ta drejtojmë dhunën si PD, por siç kanë shkuar punët me qeverinë e kryeministrit Rama dhe ministrat e tij, kryetari i PD-së tha se populli mund të përdorë dhunë ndaj qeverisë. E theksoi disa herë se nuk do ta organizojë PD-ja dhunën dhe përplasjen e dhunshme me qeverinë, por la të kuptohej se do të jenë protestuesit e revoltuar nga keqqeverisja dhe krimi qeveritar të cilët do të përplasen dhunshëm me policinë e shtetit. Burime konfidenciale thonë se në vjeshtë po përgatitet një protestë e madhe apo finale siç deklarojnë deputetët e vijës së ashpër në selinë blu.
A është kjo protestë finale siç paralajmëroi Lulzim Basha e cila do përfundojë në dhunë nga populli opozitar?