Basha:Të shkarkohet ministrja Nikolla. Sali Berisha: Maturantët në protestë
Opozita është hedhur në sulm frontal kundër Ministrisë së Arsimit. Kryetari i PD-së, Lulëzim Basha kërkoi dorëheqjen e Ministres Lindita Nikolla. Sipas tij, situata e krijuar me maturantët me mestare 9 dhe 10, që kanë konkurruar për në universitete dhe nuk kanë fituar është e pafalshme. Kreu i PD tha se dikush duhet të mbajë përgjegjësi për kaosin e krijuar me universitetet publike.
Basha tha në një intervistë për gazetaren Eni Vasili në “News 24” se Kryeministri dhe Ministrja kanë lënë në mes të rrugëve me mijëra të rinj.
“Të rinjtë kanë studiuar dhe u është mohuar e drejta. Edi Rama dhe ministrja e tij Nikolla kanë dështuar për të bërë transparencën e nevojshme të ligjit të cilit ne do ta anulojmë. Aktet nënligjore dhe zbatimi i tyre kanë shkaktuar një kauzë. Nuk ka kritere për degët përkatëse, degë të cilat kanë patur rëndësi të veçantë, papritur janë zeruar të qindra maturantëve të cilëve tani u mohohet. Ndaj duhet të nisë një audit nga Kontrolli i shtetit. Nga nesër të shkarkohet ministrja e Arsimit, e cila është e pafatë dhe e padenjë. Duhet kontroll në AKP në mënyrë që asnjë maturant të mos i mohohet e drejta. Nëse ndiqen këto hapa, kjo do ta shtyjë nisjen e vitit akademik të paktën deri nën nëntor port ë paktën të mos çojmë dëm maturantët drejt dijes. Kjo është vjedhje dhe nuk mund të pranohet. Ne mbështesim nesër dhe kudo ku janë maturantët”,- tha Basha.
Ai u shpreh se kjo ccështje do të jetë një betejë e PD-së në ndihmë të të rinjve. “PD do të hapë nesër një inbox për të parë konkretisht sa iu thellë është dëmi në këtë rast. Pa zotësia dhe paaftësi janë bashkuar si tipar dallues i kësaj qeverie. Është mungesa totale e çfarëdo lloj kujdesi të kësaj qeverie. Edi Ramës nuk ja ndjen. Siç del për gjërat më banale duhet të dilte për këta maturantë. PD është në krah të tyre me hapa konkret duke filluar që nesër që edhe ne si opozitë të fillojmë që nesër për të dalë nga kjo situatë. Këtu nuk bëhet fjalë për interesat e PDsë por për mijëra të rinj shqiptarë”,- tha Basha.
Nga ana tjetër, ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar nisjen e protestave nga maturantët që nuk kanë arritur të regjistrohen në universitete. Berisha ka postuar një mesazh që një maturante i ka dërguar kryeministrit Edi Rama, ku i shpreh shqetësimin për procedurat e ndjekura nga universitetet.
Postimi i Berishës në Facebook:
“Neser ne ora 10:00 maturantet nisin protestat para kryministrise!Te gjithe ne proteste, per te drejten e mohuaresht thirrja e tyre!!
Ja çfare i shkruan maturantja Edi Rames! Sb “I nderuar Zoti EDVIN RAMA… Une isha maturante dhe besoj se deri ne raundin e (3) trete te behem studente,ashtu sic shpresojn dhe maturantet e tjere. Si fillim do te lutesha qe mos ta fshini kte status pa e lexuar te gjithen. Raundi i pare shkoi kot dhe pse??? Sepse ju si kryeminister nuk po di si ta marresh situaten ne dore. Kemi vuajtur 3 vite gjimnaz pa permenduar vitet e tjera,qe sot te gezoheshim me fitimin e nje universiteti, por jo, sot ne trishtohemi me faktin qe gjimnazi shkoi kot,vitet tona shkuan kot dhe se ndoshta gjithmon ne do mbetemi ne shtepi,kot. SI mund te ece perpara Shqiperia me kete qeverisje qe po zbatoni ju??? Keni te drejt juve duhet te mendoni per te ardhem tuaj , te mbushesh xhepat e tu dhe populli i shkret te vuaje si “qen”, ne te vuajm gjithe jeten dhe pastaj ne fund juve kerkoni qe te qoni SHQIPERIN perpara.!? Zoti kryeminister… te mendoni qe universitetet sot po fitohen nga nxenesit qe kontrubojn me leket e tyre dhe jo me dijen qe zoterojn..! Dhe keto fitues do dalin doktore (si puna e tipit te atij te kuksit) qe ne te ardhmen dikush do ti ngele ne dore dhe faji do jete i ketij sistemi te flliqur qe ju ne kompromis me njeri tjetin po zbatoni. Do dalin arkitekt ku shtepia do ze ne fundin e saj njerez te pafajshem….. Mendoj qe te mos zgjatem më sepse ndoshta do i kesh lexuar me qindra here ne komentet e postimeve te tua sepse ti Zoti kryeminister je kaq i dedikuar pas ketij populli te shkrete saqe dhe mundesia jone e vetme e kontaktit <fb> nuk lejon te shprehim pakenaqesite tona. E dime qe dhe kjo mundesi eshte e kote por te pakten ne po bejm pune tone dhe ju te bëni punën tuaj nese mundeni gjithmon. ( edhe mos harroni votimet.sepse ne si student 18-vjecar me te drejten e votes nuk do marrim veten ne qafe me nje politik te till). Gjithe te mirat dhe te fala ?? nga ne studentet… Ju lutem e publikoni”
https://www.facebook.com/SaliBerisha/photos/a.122461101248139.23340.121577844669798/648025028691741/?type=3&theater