Basha: Ti hiqet imuniteti Ballës, të hetohet Rama dhe të arrestohet kreu policisë

Ndërsa mazhoranca po u përgjigjet me padi akuzave të opozitës, Partia Demokratike ka kërkuar nga prokuroria heqjen e imunitetit të Taulant Ballës, hetimin e kryeministrit Edi Rama, si dhe arrestimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut.

Në një konferencë për mediat në selinë e Partisë Demokratike, Lulzim Basha i bëri apel prokurorëve që t’i rezistojnë urdhrave të paligjshëm politikë dhe të nisin hetimet ndaj zyrtarëve të lartë të shtetit. Sipas Bashaës, përfaqësues të qeverisë, policisë së shtetit dhe Prokurorisë janë implikuar fshehjen e fakteve për at që njihet si dosja “Babale”.

I bëj thirrje prokurorëve të ndershëm t’i rezistojnë urdhrave të Markut e Prelës që duan të prishin provat që inkriminojnë Edi Ramën. I bëj thirrje burrave dhe grave me kurajo në Prokurori që të nxjerrin menjëherë fletë-arrestet për Ardi Veliun dhe drejtorin e policisë së Fierit dhe të nisin hetimit për pengim të drejtësisë ndaj Ramës, Xhafajt e Markut. Provat janë ulëritëse,” tha Basha.

Kreu i PD-së deklaroi se emri i Taulant Ballës shfaqet në disa skandale dhe sot ende nuk ka një hetim. Basha kërkoi heqjen e imunitetit për deputetin dhe Sekretarin e Përgjithshëm të PS-së Taulant Balla.”Faktet për inkriminimin e Taulant Ballës dhe Ardi Veliut për të krijuar një dëshmitar të rremë për të mbrojtur vëllanë trafikant të Fatmir Xhafajt, janë të pakundërshtueshme“,- tha Basha.

Në akuzat e Bashës sot ishte pjesë dhe Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku. “Kryeprokurja Arta Marku po fsheh provat me qëllim mbrojtjen e trafikantit të drogës, vëllait të ministrit Xhafaj. Mos-hetimi i krimeve nga prokuroria janë krime të rënda. Marku, Prela e shërbëtorët do mbajnë përgjegjësi”,- deklaroi Lulzim Basha.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/2124001627861475/

SHKARKO APP