Basha:Lista e atyre që do sekuestrohen, Vilma Nushi, Shkelqim Fusha, Pellumb Salillari,….
Partia Demokratike prezantoi sot nismën antimafia për çlirimin e ekonomisë. Një pjesë e kësaj nisme parashikon sekustrimin e pasurive që janë vënë në mënyrë abuzime me koncsione. Për herë të parë, në platformën e PD jepen emra biznesmenësh të njohur, të cilat sipas PD, me ardhjen e opozitës në pushtet do t’u verifikohen pasuritë.
“Asgjë nuk e përmbledh më mirë korruptimin total të kësaj qeverie, sesa afera korruptive 1 miliardë euro e cila po përkthehet në koncesione korruptive dhe PPP-të korruptive me anë të cilave po zhvaten miliarda lekë, qindra milionë euro nga xhepat e qytetarëve më të varfër të Europës për të pasuruar një grusht oligarkësh dhe klientësh të kryeministrit dhe qeveritarëve. Nga Durrës-Kukës tek check-up, nga inceneratorët tek sterilizimi dhe ajo që i përmbledh të gjitha që tregon se nuk ka asnjë fre derisa ne ti vëmë fre, pra “Fusha-Rama”, që po shkatërron apo dëshiron të shkatërrojë edhe Teatrin Kombëtar”,- tha Basha në prezantimin e platformës.
Ndërkohë te emisioni i Eni Vasilit në Top Channel, Lulzim Basha tha ndër të tjera se beteja kundër oligarkëve është një nga nismat, për të cilën opozita ka gati një projekt-ligj, që sipas Bashës do të godasë të gjitha aferat korruptive të qeverisë dhe do të shpëtojë rreth 2.2 miliardë euro para të shqiptarëve.
“Vendi po kalon një situatë shumë të rëndë, veçanërisht në rrafshin ekonomik, pasi shqiptarët e të gjitha shtresave, e ndjejnë “darën” e shtrengimit ekonomik, që është rezultat i aleancës së pushtetit me një grusht oligarkësh. Paratë e shqiptarëve po prodhojnë mirëqenie vetëm për një grup njerëzish dhe jo për të gjithë popullsinë. Kjo ndodh pasi ligjet shkelen dhe me ndërhyrjen e shtetit, kompani të caktuara, pas vetëm 48 orësh nga krijimi, merr miliona euro koncesione. Rasti i Klodian Zotos së inceneratorëve të mbetjeve, është një shembull tipik, që shpjegon edhe përfshirjen e politikanëve, në rastin konkret të ministrit Arben Ahmetaj, në këtë veprimtari mafioze. Jemi në një situatë të jashtëzakonshme, ndaj në këtë situatë dramatike, duhet të marrim një masë dramatike, që të mos lejojmë që 2.2 miliardë euro para të shqiptarëve, të përfundojnë në xhepat e qeveritarëve dhe oligarkëve. Ligji synon ndaljen e këtij procesi dhe verifikimin me detaje të këtyre aferave, duke bërë sekuestrimin e pasurive të paligjshme dhe duke çuar para përgjegjësisë të gjithë zyrtarët që janë të përfshirë”, deklaroi Basha.
Vetë lideri i opozitës pranoi se kjo nismë dhe ky projekt-ligj ka nevojë për një vullnet të qartë politik, që të vihet në jetë, por theksoi se do të jetë një nga prioritetet e tij, kur të vijë në pushtet.
Në foto: Emrat e denoncuar nga PD
LISTA/Emrat e denoncuar nga PD
Vilma Nushi – përfituese e koncesionit të Check-Up it (120 milionë euro);
Shefqet Kastrati dhe Pëllumb Salillari – përfituesit e koncesionit të ndërtimit dhe mirëmbajtes së rrugës Milot-Morinë;
Shkëlqim Demir Fusha – përfituesi kryesor nga Ligji për prishjen e Teatrit Kombëtar
Klodian Zoto – përfitues i koncesioneve të ndërtimit dhe menaxhimit të inceneratorëve të Tiranës (128 milionë euro), Fierit (28 milionë euro) dhe Elbasanit (22 milionë euro);
Bashkim Ulaj – përfitues i koncesionit të ndërtimit të rrugës Tiranë-Thumanë-Vorë (225 milionë euro);
Idajet Ismailaj – përfituesi i ndërtimit të stadiumit kombëtar dhe kullës 24-katëshe;
Gentian Sula – përfitues i koncesionit të kontrollit të instrumenteve malës të karburantëve gazit të lëngshëm
Arjan Leskaj – përfitues i ndërtimit të hekurudhës Fier-Ballsh-Vlorë
Edmond Bego – përfitues i lejeve minerare në Elbasan;
Rrok Gjoka – përfitues i ndërtimit dhe menaxhimit të Rrugës së Arbrit (268 milionë euro);
Ilir Rrapaj – përfitues i koncesionit të sterilizimit (77 milionë euro);
Jani Karathano – përfitues i koncesionit të shërbimeve laboratorik (104 milionë euro);