Bashibozukët e Rilindjes zgjasin komisionin hetimor për të marrë edhe dietat!

Tamam si bashibozukë po veprojnë anëtarët e komisionit hetimor me në krye rilindasin Manja.

Komisioni Hetimor Parlamentar për shkarkimin e presidentit Ilir Meta nuk do të dalë me një propozim përfundimtar edhe për një kohë të konsiderueshme.

Mazhoranca socialiste votoi sot për zgjerimin e hetimit të këtij Komisioni duke përfshirë edhe ngërçin e krijuar me Gjykatën Kushtetuese, përveç hetimeve ndaj Presidentit për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Socialistët pretendojnë se Presidenti është sërish në shkelje të Kushtetutës me mos-dekretimin e Arta Vorpsit si anëtare të Gjykatës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Procedura do të zgjasë edhe për faktin se mazhoranca do t’i drejtohet sërish Komisionit të Venecias për të marrë një mendim mbi vendimet e presidentit Meta me dekretet për Gjykatën Kushtetuese.

Në Komisionin Hetimor do të merret në pyetje edhe Ardian Dvorani, kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i kallëzuar penalisht nga Meta për ngërçin e krijuar me “Kushtetuesen”. Ndërkohë deputeti opozitar Alban Zeneli ka kundërshtuar fort këtë vendim të mazhorancës.

Reagimi i plotë i zëdhënësit të Presidentit, Tedi Blushi:

Veprimet e fundit të komisionit parlamentar janë qartazi marrje në mbrojtje nga përgjegjësitë penale të z.Dvorani, i cili është kallëzuar në Prokurori për veprimtarinë e tij të mirëdokumentuar kriminale.

Ky “solidaritet” vërteton se krimet e z.Dvorani janë kryer në bashkëpunim.

Dihet botërisht respekti që ka për Komisionin e Venecias ky grup i strukturuar dhe i specializuar për dhunimin e Kushtetutës.

Ndaj veprimet e tyre fundit në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës nuk janë asgjë tjetër veçse një presion i qartë politik ndaj organit të akuzës.

Sa i përket shtyrjes së afatit të komisionit parlamentar, ne e kemi dhënë mendimin tonë: Punimet të shtyhen deri në 24 korrik 2022. Në këtë mënyrë deputetët e komisionit do kenë mundësi të përfitojnë akoma më shumë shpërblime financiare për çdo mbledhje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?