Bashkia e Tiranës, reagon për akuzat e PD: S’ka leje për Edmond Begon

Bashkia e Tiranës ka reaguar pas akuzave të bëra sot nga PD lidhur me lejen e dhënë biznesmenit Edmond Bego.

Sipas Bashkisë së Tiranës, në zonën që përmend Lulzim Basha nuk ka asnjë leje ndërtimi të lëshuar nga Bashkia Tiranë.

Bashkia sqaron se “Pani i Përgjithshëm Vendor i çdo qyteti nuk përcakton gjurmët e rrugëve apo vijave ujore, por konceptet dhe drejtimet kryesore të këtyre zhvillimeve. Për përcaktimin e gjurmës së saktë të një rruge apo vije ujore duhet një analizë e mirëfilltë inxhinierike e bazuar në rilevimin e terrenit të zonës si dhe në analiza shkencore hidroteknike. Vetëm pas punës përgatitore inxhinierike mund të hartohet projekti teknik dhe projekti i zbatimit të cilët përcaktojnë me përpikmëri vendndodhjen e rrugës apo vijës ujore”.

Gjithashtu, në reagim Bashkia e Tiranes bën me dije se “ka kontraktuar hartimin e projektit të kësaj rruge, projekti i hartuar nga inxhinierë, pasi ka kaluar dhe oponencën teknike, është miratuar si projekti teknik i cili përcakton me saktësi gjurmën e rrugës pavarësisht orientimeve të Planit të Përgjithshëm Vendor. Është ky projekt që merr parasysh të gjithë analizën inxhinierike dhe hidroteknike të zonës i cili përcakton saktësisht gjurmën e rrugës e vijës ujore”.

Bashkia thekson se nuk ka leje ndërtimi për pallate në zonën e Unazës së Re. “Lulzim Basha do të mbahet mend si i vetmi kryetar i Bashkisë Tiranës në qindvjeçarin e fundit që firmosi leje ndërtimi për shtesë kati mbi apartamentin e vet në kat të 13. Shtesë kati në hapësirën e përbashkët të banorëve tek pallatit i tij me pamje nga Liqeni. Për t’i kujtuar atij dhe qytetarëve pamjen e një leje ndërtimi bashkëlidhur planvendosja ku Lulzim Basha firmos për Lulzim Bashën, në shkelje flagrante të ligjit të konfliktit të interesit dhe Kodit Civil mbi bashkëpronësinë. Vlen të theksohet se për çështjen e përmendur as NUK KA LEJE NDËRTIMI, as NUK PREKET NGA UNAZA E RE. Pra, zona në fjalë nuk preket nga projekti i rrugës të Unazës së Re, pasi ndodhet në Njësinë Administrative nr. 7 dhe është një tentativë e mërzitshme për të ngatërruar një çështje me një tjetër. Njëkohësisht si në shumë zona të tjera të Tiranës Plani i Përgjithshëm Vendor hartuar nga një nga arkitektët më në zë të Europës i lejon të gjithë individëve që nuk e kanë banesën të legalizuar të përfitojnë një apartament në çdo zhvillim që bëhet në tokën e zaptuar – dhe gjithashtu koncepti që nëse një pronë preket nga rruga ajo humb të drejtat e zhvillimit gjithashtu është zhdukur dhe metrat e zëna nga rruga përfitohen të plota nga çdo pronar”, thuhet në njfotimin.

Në fund të deklaratës, Bashkia shton se “me këtë rast i bëjmë thirrje Lulzim Bashës të lirojë ashensorin e pallatit ku banon- gjithashtu hapësirë e përbashkët e të gjithë banorëve të pallatit që ai ka zaptuar ilegalisht me qëllim që të ngjitet me ashensor personal në pallatin me shtesë të paligjshme me pamje nga liqeni artificial. I bëjmë thirrje Lulit të ndalojë gjobat ndaj ndërtuesve – praktikë e njohur e mandatit Basha – pasi që prej 3 vitesh zhvilluesit e qytetit paguajnë një taksë rreth 8 herë më të lartë se ajo që paguanin gjatë mandatit Basha e nuk kanë takat të sajdisin edhe Jamarbërin, Joridën apo shokët e tjerë të partisë”.

Denoncimi i PD: Provat që tregojnë se shtëpitë te Unaza po shemben për trafikantin e drogës

Reagim i plotë i Bashkisë së Tiranës

“Bashkia e Tiranës hedh poshtë akuzat qesharake të opozitës në këto ditë të vështira për Partinë Demokratike. Në zonën që përmend Lulzim Basha NUK KA ASNJË LEJE NDËRTIMI TË LËSHUAR NGA BASHKIA TIRANË.

Plani i Përgjithshëm Vendor i çdo qyteti nuk përcakton gjurmët e rrugëve apo vijave ujore, por konceptet dhe drejtimet kryesore të këtyre zhvillimeve. Për përcaktimin e gjurmës së saktë të një rruge apo vije ujore duhet një analizë e mirëfilltë inxhinierike e bazuar në rilevimin e terrenit të zonës si dhe në analiza shkencore hidroteknike. Vetëm pas punës përgatitore inxhinierike mund të hartohet projekti teknik dhe projekti i zbatimit të cilët përcaktojnë me përpikmëri vendndodhjen e rrugës apo vijës ujore.

Bashkia e Tiranes ka kontraktuar hartimin e projektit të kësaj rruge, projekti i hartuar nga inxhinierë, pasi ka kaluar dhe oponencën teknike, është miratuar si projekti teknik i cili përcakton me saktësi gjurmën e rrugës pavarësisht orientimeve të Planit të Përgjithshëm Vendor. Është ky projekt që merr parasysh të gjithë analizën inxhinierike dhe hidroteknike të zonës i cili përcakton saktësisht gjurmën e rrugës e vijës ujore.

Lulzim Basha do të mbahet mend si i vetmi kryetar i Bashkisë Tiranës në qindvjeçarin e fundit që firmosi leje ndërtimi për shtesë kati mbi apartamentin e vet në kat të 13. Shtesë kati në hapësirën e përbashkët të banorëve tek pallatit i tij me pamje nga Liqeni. Për t’i kujtuar atij dhe qytetarëve pamjen e një leje ndërtimi bashkëlidhur planvendosja ku Lulzim Basha firmos për Lulzim Bashën, në shkelje flagrante të ligjit të konfliktit të interesit dhe Kodit Civil mbi bashkëpronësinë.

Vlen të theksohet se për çështjen e permendur as NUK KA LEJE NDËRTIMI, as NUK PREKET NGA UNAZA E RE. Pra, zona në fjalë nuk preket nga projekti i rrugës të Unazës së Re, pasi ndodhet në Njësinë Administrative nr. 7 dhe është një tentativë e mërzitshme për të ngatërruar një çështje me një tjetër.

Njëkohësisht si në shumë zona të tjera të Tiranës Plani i Përgjithshëm Vendor hartuar nga një nga arkitektët më në zë të Europës i lejon të gjithë individëve që nuk e kanë banesën të legalizuar të përfitojnë një apartament në çdo zhvillim që bëhet në tokën e zaptuar – dhe gjithashtu koncepti që nëse një pronë preket nga rruga ajo humb të drejtat e zhvillimit gjithashtu është zhdukur dhe metrat e zëna nga rruga përfitohen të plota nga çdo pronar.

Me këtë rast i bëjmë thirrje Lulzim Bashës të lirojë ashensorin e pallatit ku banon- gjithashtu hapësirë e përbashkët e të gjithë banorëve të pallatit që ai ka zaptuar ilegalisht me qëllim që të ngjitet me ashensor personal në pallatin me shtesë të paligjshme me pamje nga liqeni artificial. I bëjmë thirrje Lulit të ndalojë gjobat ndaj ndërtuesve – praktikë e njohur e mandatit Basha – pasi që prej 3 vitesh zhvilluesit e qytetit paguajnë një taksë rreth 8 herë më të lartë se ajo që paguanin gjatë mandatit Basha e nuk kanë takat të sajdisin edhe Jamarbërin, Joridën apo shokët e tjerë të partisë”.

SHKARKO APP