Bashkim Fino apo Olsi Rama përballë Armando Dukës në krye të FSHF?
Armando Duka mbahet mend si presidenti më jetëgjatë dhe më i sukesshëm në krye të federatës shqiptare të futbollit shqiptar. Si kudo, në federata të ndryshme futbolli ku ka probleme dhe çështje që nuk zgjidhen mënjëherë, edhe në Shqipëri nuk ka shkuar gjithçka mirë, pasi kjo është infrastruktura e ngritur ndër vite, e cila ka përmirësime drastike nën presidencën Duka.
Futbolli ka qenë dhe duhet të jetë jashtë politikës, ndonëse edhe politika është tifoze, por nuk mundet kurrsesi që skaje apo fije të nënpolitikës të turren për të futur në dorë FSHF. Nën presidencën Duka, realisht, Shqipëria për herë të parë në histori arriti të futej në kampionatin europian, ku duhet pranuar që shkëlqeu jo vetëm në fushë, por edhe në shkallët e stadiumeve me tifozeri të zjarrtë dhe të kulturuar. Shqipërinë, nëse politika dhe deputetët nuk po arrijnë ta fusin në BE, Armando Duka e futi në radhët e shteteve me të mira europiane në Francë.
Ndaj zgjedhjet të cilat janë diku nga muaji shkurt 2018 për kreun e federatës së futbollit shqiptar (FSHF) le të jenë brenda radhëve të futbollit e jo të infiltrojë politika njerëzit e saj siç po shtrydhen në PS, ku lobingje të caktuara po mundohen të nxjerrin në skenë Bashkim Finon, një ish-kryeministër i suksesshëm në vitin 1997. Nëse lobet financiare apo politike e duan Finon, le ta kandidojnë për kryeministër në vend të Edi Ramës dhe jo të fusin rezervën e fundit Olsi Ramën, drejtorin e klubit “Partizani”, si mundësi përballë Armando Dukës, nëse Bashkim Fino digjet nga politika.
Politika le të rregullojë veten e jo të synojë të kap futbollin.
S.P.
Në foto: Presidenti FSHF, Armanod Duka
Në foto: Olsi Rama ( majtas) dhe Gaz Demi, presidenti i “Partizani”
Në foto: Bashkim Fino