Basir Çollaku: Përgjime për dy ministra të Ramës për shuma parash
Kryesore E Shtunë, 24 Korrik 2021 13:24
Gazetari Basir Çollaku prapë me surpriza. Këtë të premte ai ka deklaruar se zotëron dokumenta për dy ministra të kabinetit të sotëm të PS.
Në emisionin “Kapital” të gazetarit Aleksandër Furxhi, deklarata e gazetarit dhe analistit, Basir Çollaku, ka sjellë pështjellim në qeveri. Duke diskutuar në lidhje me zhvillimet e fundit politike, reformën në drejtësi dhe largimet e fundit nga opozita, Çollaku deklaroi:
“Në Elbasan ka një dosje ku janë te përfshirë dhe dy emra ministrash që kanë dalë nga përgjimet e një subjekti tjetër. Edhe pse nga transkriptimet janë zbuluar emrat e tyre, ata nuk janë thirrur nga prokuroria. Dy ministra të qeverisë së sotme kanë folur me subjektin për sasira parash. Kjo dosje është në prokurorinë e Elbasanit, por ka shkuar dhe në gjykatë.”
Basir Çollaku ka thënë gjithashtu se nuk preferon ti thotë emrat e ministrave për momentin, por pret nga Prokuroria dhe Gjykata t’i thërrasin dy ministrat në hetim. Pra flitet për shuma të mëdha parash dhe nuk merren nën hetim, kjo është absurde.
Gazetari Çollaku i disponon këto dokumenta.
Por pse vonon ti publikojë? Publiku duhet ti dijë se cilët janë dy emrat e ministrave që janë në dosjet e prokurorisë, zbardhur nga përgjimet. Prokuroria duhet ti thërrasë ministrat për sqarime në fillim dhe me pas, nëse janë të përzier, ti arrestojë.
Kjo është drejtësia!