Bastet dhe kazinotë, Rama: Do mbyllen, pasi i çan dërrasat shqiptarëve
Kryeministri Edi Rama, në rubrikën e tij “Përgjigjia Ime”, ka sjellë edhe njëherë në vëmendje projektligjin për lojrat e fatit.
Para ndjekësve të shumtë, Rama është shprehur se ka dashur që këtë vendim ta merrte më parë siç edhe kishte premtuar, por nuk ia kishte dalë për shkak të një mosmarrëveshje të koalicionit qeverisës së mandatit të parë.
LSI ia ka kërkuar që në vitin 2016 ti mbyllë, por nuk ka pranuar. Ndonëse ky është një justifikim jo korrekt i kryeministrit, por prapë më mirë që u bind se duhet vendosur mbyllja e tyre.
”Do të kisha dashur ta bëja më parë siç edhe kisha premtuar por nuk munda sot sepse rezistenca ishte e madhe brenda koalicionit qeverisës. Ishte i pari edhe i fundit rast kur unë kam pranuar një kompromis të keq, shtyrjen e afatit deri në dhjetor 2018. E di që kam zhgënjyer dhe mërzitur njerëz por nuk munda dot. Unë vetë kam qënë më i mërzituri. Prandaj iu kuptoj ju që nuk e besoni që do të ndodhë vërtetë. Kam besim që asnjë deputet nuk do të joshet dhe as nuk do të presionohet nga ata që do të humbasin miliarda”,-tha Rama.