Kryeministri Rama hyn në Tropojë i veshur sportiv me xhup, jo antiplumb

Edi Rama hyri në Tropojë. Ashtu sikundër njoftoi nga Kuvendi të enjten e shkuar, kryeministri Rama ka qenë sot paradite në Tropojë, zonë e njohur si bastion i Partisë Demokratike, edhe për shkak se është vendlindja e ish-kryeministri Berisha.

Rama shoqërohej në këtë vizitë nga disa ministra, ndërsa është takuar edhe me kryebashkiakun Besnik Dushaj, i zgjedhur nga Partia Demokratike.Vizita e kryeministrit në Tropojë vjen në kuadër të turit të tij për projektin e Rilindjes Urbane.

Rama shihet i veshur sportiv me atlete dhe xhup, po jo me antiplumb.

tropo

E majta e ka patur shumë të vështirë të hyjë në Tropojë. I pari ka qenë Ilir Meta si kryeministër në vitin 2001. Por asokohe ishte shumë e rrezikshme të hyje në Tropojë duke qenë pushtetar i majtë, sepse PD-ja nuk lejonte pasi e quante si bastion të saj.

Tani në vitin 2016 gjërat kanë ndryshuar në kulturën demokratike të qytetarëve.

rama1

rama2

rama3

rama

Në një intervistë telefonike për gazetaren e “Panorama” Arisa Liço, kreu i Bashkisë së Tropojës tha se ka marrë premtimin e kryeministrit Rama që do të mbështesë me financim disa nga projektet që Bashkia i ka gati për zhvillimin ekonomik të zonës.

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Tropojë ku pati një takim edhe me ju, mund të na thoni diçka si shkoi takimi me kryeministrin Rama?

Unë i paraqita projektet që ka bashkia jonë, i ka gati dhe presim financim, në infrastrukturë, furnizimi me ujë të pijshëm, kanalet vaditëse për subvencionimin e prodhimeve bujqësore.

Patët ndonjë përgjigje?

Na premtoi se do ti financojë një pjesë të këtyre projekteve që unë i paraqita, i shpjegova për varfërinë që është në Tropojë, për papunësinë e  madhe, i kërkova që të shihet mundësia të hiqet dogana për furnizimin e Tropojës nga Gjakova, të jetë zonë e lirë Tropoja. Ai tha do ta shohim më në detaje se si mund ta realizojmë që mund të funksionojë kjo.

Jeni i kënaqur nga gatishmëria e kryeministrit për të ndihmuar ju në krye të bashkisë me projektet që i keni gati?

Ne kemi shumë projekte që janë hartuar nga inxhinierë, për infrakstrukturën, uji i pijshëm, ne presim financimin e tyre. Unë ia parashtrova kryeministrit ai të paktën e pranoi që do të mbështesë.

Cila ishte fusha që ai e shihte më me përparësi që të mbështeste në Tropojë?

I kërkova përqendrimin te bujqësia, përmirësimin e sistemeve vaditëse dhe mbështetje në infrastrukturën turistike në Tropojë, pra janë dy shtyllat kryesore të cilat ne besojmë se i japin zhvillim, impakt zhvillimit ekonomik.

Kryeministri Edi Rama zakonisht kur shkon në bashkitë e djathta nuk i kursen batutat dhe ironitë, patët ndonjë shkëmbim batutash?

Jo nuk pati, (qesh) nuk pati asgjë të veçantë, do të takoj më tha edhe pas zgjedhjeve se ne do ta fitojmë, “jo jo thashë për ato mos ki frikë se nuk fiton gjë”.

 

Por në seancën e fundit parlamentara Rama i bëri një ftesë deputetes demokratë të qarkut Kukës Mimoza Hajdarmataj, pas akuzës së kësaj të fundit se Rama ka braktisur Tropojën.

Me anë të një statusi në FB, Hajdarmatja shpjegon përse nuk shkoi në Tropojë me kryeministrin.

Ja çfarë shkruan ajo:

h2

“Show i radhës së Ramës në Tropojë”.

Asnjë shpjegim për krizën, mjerimin, familjet e varfëra- asnjë përgjigje për papunësinë, asnjë shpresë për tiu kthyer normalitetit përvec premtimeve dhe mashtrimeve të radhës.

Miq,

Sic e keni ndjekur nga debati i seancës së kaluar, Kryeministri më ftoi të isha me të në Tropojë dhe patjetër që unë do të isha atje, nëse do të shkonte të ulej për të dëgjuar hallet e tropojanëve në mjerim, të papunë dhe të pashpresë.

Por axhenda e kryeministrit të vendit, në vizitën e Tij, në skajin më verilindor dhe më të varfër të vendit ishte;

-takim me mësues,
-inspektim të punimeve të bulevardit,
– takim me strukturat!!!

Zoti Kryeministër!

Ndryshe nga ju, unë nuk jam një deputete turiste.

Unë kur shkoj në Tropojë, nuk shëtis apo bëj xhiro por shkoj të takoj banorët dhe dëgjoj hallet e tyre për punësim, shkollim, shërbim shëndetësor, ekonominë që po rrenohet, largimet masive të të rinjve, shtëpitë e djegura nga mungesa e investimeve në rrjetin elektrik, dëmet e pësuar në bagëtitë e tyre dhe mungesa e dëmshpërblimeve nga qeveria.

Ju keni nevojë për “spektatorë të bindur”, sic ishin mësuesit sot, që dëgjojnë vetëm monologjet tuaja apo kur lëshoni “pa doganë” premtimet dhe mashtrimet e radhës elektorale.
Kështu që unë, si deputete e Partisë Demokratike nuk mund të isha aty, pasi shumë hallexhinjë më presin diku tjeter, të paktën për ti dëgjuar me zemër në dorë dhe për tu përpjekur për ti ndihmuar me sa të mundem.

Nuk e mbajtët fjalën për të takuar dhe biseduar me popullin por shkuat vetëm për show, sot në ditën e Halloween, në Tropojë.

 Agjensia “BIRN” shkruan:

Nga një foto-reportazh i fundit i agjencisë investigative “BIRN” me  titull “3 HEC-e vazhdojnë punën në Parkun Kombëtar të Valbonës”, duket qartë intensiteti i punimeve në këtë park kombëtar dhe ndërhyrja e madhe në peisazhin natyror të parkut, si dhe betonizimi brutal i tij.

Nga fotot që gazetarët e “BIRN” kanë shkrepur në vend, shihet qartë përmasa e shkatërimit të parkut, mjetet e rënda që gërmojnë dhe shkatërrojnë pyllin, si dhe prishja dhe betonizimi i një pjese të shtratit të lumit “Valbona”, fundi i të cilit nuk dihet.

Më poshtë ja shkrimi i plotë i agjencisë “BIRN”:

 3 HEC-e vazhdojnë punën në Parkun Kombëtar të Valbonës

Në Parkun Kombëtar të Valbonës, që prej 28 shtatorit, tre HEC-e kanë ngulur tabelat e lejes së ndërtimit – të miratuara me datë 8 shtator – dhe kanë filluar punimet.

Ekskavatorët dhe punëtorët vazhdojnë të punojnë për ndërtimin e hidrocentraleve me afat përfundimi 28 shtator 2018, ndërsa syve kureshtarë u tregojnë tabelat me firmat e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Territorit Edi Rama, Zv. Kryetares Eglantina Gjermeni dhe Ministrit të Energjisë e Industrisë Damian Gjiknuri dhe u kërkojnë të largohen.

Qeveria shqiptare ka miratuar gjatë dekadës së fundit tre marrëveshje koncesionare për ndërtimin e 14 hidrocentraleve në lumin e Valbonës dhe në përrenjtë malorë që përbëjnë sistemin e tij ujëmbledhës.

Më 28 shtator banorët e luginës së Valbonës dhanë alarmin e fillimit të ndërtimit të hidrocentraleve dhe kërkuan ndalimin e menjëhershëm të punimeve dhe anulimin e lejeve të dhëna për 14 HEC-e. Lufta e tyre për të ndaluar atë që e quajnë një katastrofë për Valbonën vazhdon.

Këto janë fotot e shkrepura nga BIRN në luginën e Valbonës më datë 28 tetor 2016./Ivana Dervishi/BIRN/Valbonë/

SHKARKO APP