BBC shkruan se Presidenti i Ukrainës kërkon bisedime urgjente me Putin. Rusia shprehet: Jemi gati!

BBC shkruan se Presidenti i Ukrainës i ka bërë thirrje Vladimir Putin që të bashkohet me të në tryezën e bisedimeve për gjetjen e një zgjidhje.

Gjithashtu, këshilltari i presidencës ukrainase, Mikhail Pontoliak ka deklaruar se Ukraina dëshiron paqe dhe se është e gatshme për bisedime me Rusinë, duke përfshirë miratimin e një regjimi neutral ndaj NATO-s, shkruan nga ana tjetër Reuters.

“Nëse bisedimet janë të mundshme, ata duhet të zhvillohen. Nëse në Moskë duan bisedime për regjimin neutral, ne nuk kemi frikë nga kjo”, ka thënë ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë agjensitë e lajmeve shkruajnë se Presidenti Putin ka rënë dakort për takim të nivelit të lartë me palën e Ukrainës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po sot presidenti Putin zhvilloi bisedë telefonike me presidentin e Kinës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?