Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 13:31 Cannavaro paralajmëron Napolin para Manchester City Fabio Cannavaro, ish-futbollist i Napolit dhe trajner i Uzbekistanit, i kërkon Napolit guxim dhe intensitet për ndeshjen me Manchester City, ndërsa i dërgon një…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
BE e shqetësuar – Serbia nuk e zbaton marrëveshjen e Ohrit

BE e shqetësuar – Serbia nuk e zbaton marrëveshjen e Ohrit

Bota
E martë, 19 Dhjetor 2023 10:28
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shqetësim në BE pas qëndrimit të Beogradit, se nuk do të zbatojë pika të Marrëveshjes së Ohrit që u arrit në kuadër të dialogut me Kosovën. Prishtina i kërkon BE-së të “heqë dorë nga politika e zbutjes së Serbisë”.

Letra e autoriteteve serbe drejtuar Bashkimit Evropian,se Serbia nuk do ta njohë de facto Kosovën, ashtu siç i kërkohet, se nuk e respekton integritetin e saj territorial, sikundër nuk do të pajtohet për anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizatat përcjellëse të saj ka ngritur shqetësim në BE. Kjo sepse me të bëhet i qartë moszbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, e dakorduar në fillim të këtij viti në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Reagimi i BE

Për Bashkimin Evropian, marrëveshja e Ohrit, ndonëse nuk është nënshkruar nga palët, ajo cilësohet ligjërisht e obligueshme. “Marrëveshja në tërësi mbetet ligjërisht obliguese, dhe se palët ishin pajtuar për këtë në Ohër. Zbatimi i saj do të jetë pjesë integrale e rrugëtimit përkatës evropian”, ka thënë zëdhënësi i BE-së Peter Stano.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Zyrtarë të Bashkimit Evropian, thanë se “marrëveshja është e detyrueshme në tërësinë e saj për të dyja palët dhe se zbatimi i saj do të jetë pjesë integrale e rrugës së tyre përkatëse evropiane”. Kjo kërkohet nga deklarata e përbashkët nga takimi i fundjavës së shkuar i nivelit të lartë të BE-së me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, ku u tha se “BE-ja kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “U bëjmë ftesë të dyja palëve që në tërësi të zbatojnë Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve dhe aneksin e saj, si dhe të gjitha marrëveshjet nga e kaluara, pa asnjë vonesë të re dhe pa parakushte”, thuhet në deklaratën në pjesën që i kushtohet raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Mund t'ju interesojë

“Ju pret vdekja”, kërcënime me bombë në mbi qindra shkolla në Gjermani dhe Danimarkë

“Ju pret vdekja”, kërcënime me bombë në mbi qindra shkolla në Gjermani dhe Danimarkë

Para 32 minutash
Shqipëria në qendër të akuzave për sulmin ndaj korvetës ruse, reagon Ministria e Jashtme: Nuk kemi asnjë përfshirje

Shqipëria në qendër të akuzave për sulmin ndaj korvetës ruse, reagon Ministria e Jashtm...

Para 47 minutash
Stuhitë e forta kërcënojnë udhëtimet e Falënderimeve në Bregun Lindor dhe Perëndimor

Stuhitë e forta kërcënojnë udhëtimet e Falënderimeve në Bregun Lindor dhe Perëndimor

Para 1 ore

Pamje nga mbledhje e qeverisë së Kosovës – tryezë ovale me dysheme blu ku janë ulur ministrat e qeverisë së KosovësPamje nga mbledhje e qeverisë së Kosovës – tryezë ovale me dysheme blu ku janë ulur ministrat e qeverisë së Kosovës

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq, deklaratën e Samitit të BE-së, e cilësoi “një deklaratë politike që nuk është ligjërisht e detyrueshme”. “Marrëveshja konsiderohet e pranueshme vetëm në kontekstin në të cilin nuk përfshihet njohja de facto apo de jure e Kosovës. Pajtimi me deklaratën nuk përfshin pajtimin për anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, në sistemin e organizatave dhe agjencive të OKB-së, e as të ashtuquajturën tërësi tokësore të Kosovës”, thuhet në një njoftim nga zyra e kryeministres së Serbisë.

Sipas zëdhënësit të BE, Stano, Marrëveshja dhe aneksi për zbatim “janë bërë ligjërisht obliguese përmes komunikatës me shkrim të përfaqësuesit të lartë të BE-së Josep Borrell, më 18 mars 2023”.

Por, sipas kryeministres se Serbisë, Ana Bërnabiq, kjo deklaratë “konsiderohet si ligjërisht joobliguese”, dhe se “nuk e ka peshën e marrëveshjes ndërkombëtare, sipas së drejtës ndërkombëtare”. “Kosova është pjesë integrale e Republikës së Serbisë, nën administrim ndërkombëtar, në përputhje me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, ka thënë Bërnabiq.

Reagimi nga Prishtina

Autoritetet e Prishtinës reaguan pas refuzimit të Serbisë që ta zbatojë marrëveshjen e Ohrit, duke i kërkuar komunitetit ndërkombëtar që siç thonë “të heq dorë nga politika e zbutjes së Serbisë”. “Serbia shprehimisht shpreh refuzimin e saj për të zbatuar dispozitat e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit. I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të pranojë se politika e zbutjes ndaj Serbisë ka dështuar. Tani nevojitet një ndryshim thelbësor”, shkroi në platformën X, ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika  Gërvalla.

Por, si e shohin analistët politik refuzimin e Serbisë për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit dhe këtë zhvillim të ri në dialogun Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Gazmir Raci, analist politik i tha DW-së se “Serbia me këtë letër edhe një herë u tregua destruktive duke u tërhequr nga ajo që e ka pranuar në procesin e dialogut”, dhe me këtë,  ‘ia përplasi në fytyrë’, BE-së gjithë dokumentet dhe angazhimin gati 15-vjeçar në procesin e dialogut.

“Në samitin e fundit u tha që të gjitha obligimet e dala nga dialogu do të jenë pjesë edhe e kapitullit 35 për Serbinë në rrugëtimin e saj për në BE. Ai kapitull që nga fillimi ka qenë kryekëput për obligimet që i ka Serbia në raport me normalizimin e raporteve me Kosovën. Kapitulli 35 tashmë po përditësohet edhe me kërkesën e dalë nga plani Franko-Gjerman për njohjen de-facto të Kosovës nga Serbia. Edhe deklarata e Kancelarit Gjerman, Presidentit Macron dhe Kryeministres Italiane Meloni, pas takimit të fundit me Kurtin dhe Vuçiqin, ishte që Serbia tashmë de-facto duhet ta njoh ëKosovën”, tha analisti Raci.

Edhe një analist tjetër Blerim Burjani, i tha DW-së se në vazhdimësi BE-ja është përballur me këtë qëndrim rezistues të Serbisë, por, shpresat dhe vullneti i BE-së për normalizim e tejkalon këtë kokëfortësi politike serbe. “Prandaj BE-ja e përsëritë se marrëveshja është obligative për zbatim, pra një obligim i pashmangshëm”.

Sipas analistit Burjani, Serbia në njërën anë shkon në dialog, ndërsa në anën tjetër refuzon zbatimin e marrëveshjes me Kosovën nëse nuk është në interes të saj. Prandaj, BE-ja sipas tij, “duhet të ndryshoj modalitetin e komunikimit me Serbinë, duhet të jetë politikisht me energjike dhe me insistuese”. “Serbia do politika neutrale ndaj zhvillimeve ndërkombëtare dhe do ta mbaj edhe Rusinë afër edhe ndihmat perëndimore apo relacionet me perëndimin. Politika  neutrale është doktrinë e Vuçiqit. Mendojë se dialogu është komplikuar dhe  trysnia me lehtë bëhet ndaj Kosovës sesa Serbisë. Qëndrimi i fundit i Serbisë paraqet problem të madh për normalizim të marrëdhënieve, prandaj BE-ja  duhet mendoj saktë se çfarë do nga Serbia dhe t’ia bëjë më dije se do të ketë masa ekonomike në rast se nuk reflekton”, thotë Burjani.

Më 26 tetor të këtij viti, udhëheqësit e Gjermanisë, Kancelari Scholz, Presidenti i Francës Macron, kryeministrja e Italisë Meloni dhe të institucioneve të Bashkimit Evropian, pas takimeve të ndara që zhvilluan në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, Kosovës i kërkuan themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa Serbisë, njohjen de fakto të Kosovës. Kjo përfshihet edhe në Marrëveshjen e Ohrit, e cila sipas burimeve diplomatike nga BE-ja, thuhet se Këshilli Evropian do t’i kërkojë Komisionit Evropian, që të ndryshojë kriteret për anëtarësimin e Serbisë në BE, dhe se zbatimi i marrëveshjes së Ohrit të bëhet pjesë integrale e kapitullit të 35 për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimi Evropian./DW/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Cannavaro paralajmëron Napolin para Manchester City
Para 4 minutash

Cannavaro paralajmëron Napolin para Manchester City

Gabimi Yamal nga pika e bardhë, Flick tani i beson “specialistit” Raphinha-s
Para 5 minutash

Gabimi Yamal nga pika e bardhë, Flick tani i beson “specialistit” Raphinha-s

Pesë avionë devijojnë nga Rinasi, vështirësi me uljet në aeroport për shkak të motit
Para 10 minutash

Pesë avionë devijojnë nga Rinasi, vështirësi me uljet në aeroport për shkak të motit

Nisin transferet bankare brenda sekondash në Kosovë: Si funksionon sistemi i ri?
Para 13 minutash

Nisin transferet bankare brenda sekondash në Kosovë: Si funksionon sistemi i ri?

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 18 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
22 Nëntor 2026, 11:53

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.