BE i përgjigjet PD: Nuk kemi kërkuar marrjen e ndonjë pushteti ekzekutiv

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar sot lidhur me refuzimin që PD bëri ndaj variantit të fundit për reformën në drejtësi. Në deklaratë thuhet se vetingu i gjyqtarëve nga ndërkombëtarët është i nevojshëm për të garantuar procesin.

Ndërsa shton se “komuniteti ndërkombëtar nuk ka sugjeruar kurrë pasjen e ndonjë pushteti ekzekutiv, meqë është thelbësore që autoritetet shqiptare të ruajnë zotërimin e plotë”.

Zyra e BE bën të ditur se pjesë e negociatave tashmë do të jetë dhe një zyrtare e lartë e BE. Ajo është Zëvendës Sekretaria e Përgjithshme e Shërbimit Evropian të Aksionit të Jashtëm Helga Schmid, e cila do të jetë në Tiranë sot dhe nesër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklaratë e Delegacionit të BE-së në Shqipëri:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Na vjen keq që lidershipi i Partisë Demokratike e refuzoi propozimin për kompromis.

Besueshmëria e reformës në drejtësi varet përgjithësisht nga besueshmëria e vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Për ta garantuar këtë, një rol i kufizuar specifik i komunitetit ndërkombëtar përmes Operacionit Ndërkombëtar Monitorues është thelbësor.

Kjo përputhet plotësisht me Opinionin e Komisionit të Venecias që e parashikon këtë rol për Operacionin Ndërkombëtar Monitorues. Propozimi aktual për kompromis reflekton pozicionin tonë të qartë që komuniteti ndërkombëtar duhet të sigurojë monitorim të fuqishëm për të garantuar besueshmërinë e procesit, përfshirë pre-vetingun e anëtarëve të organeve të vetingut, duke dhënë, sipas rastit, rekomandime negative. Komuniteti ndërkombëtar nuk ka sugjeruar kurrë pasjen e ndonjë pushteti ekzekutiv, meqë është thelbësore që autoritetet shqiptare të ruajnë zotërimin e plotë.

Tani negociatat duhet të mbërrijnë në një konkluzion pozitiv. Kjo do të diskutohet gjithashtu nga Zëvendës Sekretaria e Përgjithshme e Shërbimit Evropian të Aksionit të Jashtëm Helga Schmid gjatë vizitës së saj në Shqipëri sot dhe nesër”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?