BE miraton një paketë miliardëshe për pasojat ekonomike të Coronës. Kurse Shqipëria vetëm me çantën e dorës së “tigrit” ministër

Viele Euro Geldscheine

Për të përballuar pasojat ekonomike të krizës së Covid-19 dhe për të stimuluar ekonominë, vendet e BE-së miratuan pas bisedimesh të vështira një paketë ndihmash.     

Ndërkohë në Tiranë ministri Arben Ahmetaj endet lart e poshtë me një çantë prej 100 milion eurosh për ti ndarë, që nuk mjaftojnë për popullin, sepse pjesën kryesore do ta marrin oligarkët për punëtorët e tyre.

“Kemi dhënë mbi 650 milionë euro ndihmë për qytetarët dhe biznesin në vështirësi që janë 4.4% e prodhimit të brendshëm bruto, paketa e dytë më e madhë në rajon” – tha Arben Ahmetaj në studion e emisionit “Opinion” ministri përgjegjës për tejkalimin e pandemisë.

Menjëherë pas tij hyri në lidhje ish-kryeministri Sali Berisha që e konsideroi këtë një mashtrim sepse sipas tij është vetë FMN që në një hartë të publikuar thotë se Shqipëria ka harxhuar vetëm 1.3% të GDP-së.

“Më lejo të bëj një kërkesë të pazakontë ta dezinfektosh studion nga mashtrimet e një sharlatani. FMN ka rreshtuar të gjitha vendet dhe ndihmën që kanë dhënë për ekonominë në këtë hartë që ky shpalli se ka dhënë 4% të GDP.

FMN duke përfshirë këtu edhe fondin sovran, e përshin Shqipërinë në vendin me mbështetjen më të ulët, vetëm 1.3% të GDP. Shqipëria ka përqindjen më të ulët të GDP të kushtuar ekonomisë, gjermania e ka dhënë 30%, Italia 20%, Serbia e ka 10%, Kroacia e ka 18%. Shqipëria e ka gjithsej 1.3%”, – tha Berisha.

Ndërkohë Samiti i BE miratoi paketën prej 540 miliardë euro për mbështetje për kredi për punëtorët që punojnë me orë të reduktuara, kompanitë që kanë marrë kredi dhe për shtetet që kanë borxhe. “Ne mendojmë se kemi në dorë një instrument të rëndësishëm për të ndihmuar shpejt dhe në mënyrë efektive,” tha pas takimit kancelarja Angela Merkel. Për shkak të garancive nga ana e shtetit, paketa duhet të miratohet edhe prej Bundestag-ut.

Brüssel EU Gipfel Coronakrise von der Leyen Michel (Getty Images/AFP/O. Hoslet)Pas konferencës së shtypit, Michel dhe von der Leyen flasin në Bruksel

“Nëse bie një pjesë e Evropës, e gjithë Europa do të bjerë”

Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte dëshiron që fondi i zhvillimit të ketë 1.5 trillon euro. Paratë duhet të ofrohen si “subvencione”, citojnë agjencitë italiane të lajmeve Conten. Për këtë Komisioni i BE-së duhet të paraqesë një propozim “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Presidenti francez Emmanuel Macron pret që diskutimet për fondin do të jenë të vështira për shkak të mosmarrëveshjeve dhe kufizimeve politike. Në të ardhmen do të nevojiten programe masive për ndihma. Macron tha se “nevojitet një reagim solidar, i organizuar dhe i fortë për shkak të përmasave të kësaj tronditjeje. “Nëse bie një pjesë e Evropës, e gjithë Europa do të bjerë,” paralajmëroi ai.

 

SHKARKO APP